Fillimi i mbrapsht i Isa Mustafës

Autori:Zekirja Shabani

Fatëziu. Kështu e përshkruajn qytetarët kryeministrin e ri të Kosovës, Isa Mustafa, të cilin po e përcjellin telashe të mëdha që nga dita kur u betua si shef i ekzekutivit.

Definimi i pronësisë së kombinatit metalurgjik Trepça, fyerjet e ministrit Jabllanovic për nënat e të zhdukurve në Gjakovë, vizita e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuqiq në Kosovë, mos rritja e pagave për shërbyesit civil e gjëndja e rëndë socio ekonomike, kerkesat e OVL UCK karshi Universitetit janë vetëm disa nga cështjet për të cilat qytetarët po kërkojnë llogari nga Mustafa.

Të shtunën me protesët gjithë popullore, të prirë nga oponentët politik të tijë,Lëviza Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Nisma për Kosovën,  kanë paralajmëruar se do ti drejtohen Qeverisë për të kërkuar zgjidhje.

Kryeministri nuk do të jetë aty, as edhe zëvendësi ii tij, Hashim Thaçi, i cili vlerësohet të jetë shkaktari ryesorë i këtij labirinthit, në të cilin spo e gjenë rrugën Mustafa.

Për këtë është i vetëdijshëm kreu i ekzekutivit, i cili shkruan në llogarinë e tij në facebook, “ … E kam të qartë se nuk ndodh rastësisht asgjë, aq më pak që në muajin e parë të mandatit të ballafaqohem me kërkesa për rritje të pagave për 25%, me kërkesë për regjistrim edhe të rreth 1000 të rinjve në UP, me protesta për një deklaratë të ministrit Jabllanoviq, me një vendim të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, i cili krijonte kushte që kombinati Trepça të kaloj në likuidim nga data 2 shkurt”.

Paralajmërime për trazira sociale kishte qysh para zgjedhjeve. Organizata të ndryshme vlerësuese patën paralajmëruar se rreziku i qeverisë së re do të jenë trazirat sociale.

Kosova mbetet vendi më i varfër dhe me papunësinë më të lartë në evropë.

Drejtori i institutit për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest”, Lumir Abdixhiku pati bërë një llogari se si jeton pjesa më e madhe e Kosovarëve.

“Një kosovar me pagë mesatare prej 260 eurove, për një shportë të njëjtë produktesh, shpenzon vetëm 4 euro më pak sesa një anglez që ka pagë mesatare prej 2.786 euro; dhjetëfish më të lartë. Plot 580.000 kosovarë jetojnë me më pak se 1.75 euro në ditë. Çdo e treta familje jeton me më pak se 260 euro në muaj”, vlerëson Abdixhiku.

Edhe Drejtori i Institutit për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi vlerësoi se qeveria e re, nuk ka dëshmuar se është në rrugë të duhur që të trajtoj me përgjegjësi të gjitha këto probleme sociale e ekonomike, të cilave u ka fryrë edhe vetë Kryeministri aktual tani e shumë vite sa ishte në opozitë.

Sipas tij, asnjëherë më parë në historinë e re të Kosovës nuk janë dukur në shesh më shumë vatra të krizës dhe burime pakënaqësie tek grupe të ndryshme shoqërore, se sa tani. Për shumë vite, qasja e politikës kosovare karshi problemeve sociale e ekonomike ka qenë strategjia e shtyrjes së problemeve, por jo zgjidhjes së tyre.

“Tani, duket se këto probleme nuk kanë se ku të shtyhen tutje”, thotë Demi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/fillimi-i-mbrapsht-i-isa-mustafes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala