Ekrem Hoxha: Harrojeni operatorin telefonik për veriun

Autori:Avdyl Pajaziti

 

A do të ketë operator të tretë të telefonisë, a do të ketë operator serb apo për veriun, a është shërbimi 3G dhe 4G funksional i Valës dhe IPKO-s, a ka operatorë botëror të interesuar për Kosovën…në këto dhe shumë pyetje tjera me rëndësi për opinionin përgjigjet në një intervistë për Gazetën Fjala, shefi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Ekrem Hoxha.

Gazeta Fjala: Ku është ARKEP-i sot ?

Ekrem Hoxha:  AKREP-i  sot është një institucion rregullator mjaft i konsoliduar. Po rezervohem të them se është shumë i konsoliduar, për arsye se ende kemi mungesë të resusreve dhe mungesë të kapaciteteve njerëzore aq sa na nevojiten, dhe ky krahasim nuk bëhet mbi bazën e vlerësimit të brendshëm tonin, timin apo të bordit si grup vendimarrës, por mbi bazën e krahasimit me trupat homologe në rajon.

Gazeta Fjala:  A ka bord ARKEP-i ?

Ekrem Hoxha:  Po, bordi është aktiv dhe në fakt kohëve të fundit është shfaqur dhe po shihemi edhe tituj nga më të çuditshmit se jemi pa mandat se ka vendime të kundërligjshme etj. Por, ligji për komunikim, që është ligj organik,siç i themi ne juristët, e përcakton qartë një dispozitë të veçantë që thotë- anëtarët e bordit vazhdojnë të kryejnë detyrat deri në ndërrimin e anëtarëve të rinj.

Gazeta Fjala: A thotë i njëjti ligj që mandati i bordit është 5 vjet ?

Ekrem Hoxha:  Po thotë dhe ajo por dispozitat kur nuk kanë kolozion atëherë janë taksative. Çka nënkupton një dispozitë taksative? Pikërisht pasi kemi qenë edhe pjesë e grupit punues, edhe caktimi i këtij ligji ka qenë përvoja paraprake me bordin paraprak, ku ka pasur një vakum gati njëvjeçar dhe nuk ka pas dispozitë ligjore që e mbulon atë vakum. E, pa një taksativë të qartë, siç thonë juristët, natyrisht se pushon mandati. Por, e kam bërë edhe një deklaratë publike para disa ditë, ku kam thënë ligji prevalon mbi vendimet. Kryesia e kuvendit ka mbledhur një vendim për trupat kolektiv ku thotë se me përfundimin e mendatit përfundojnë edhe të drejtat, ushtrimi detyrave organike. Në rastin tonë ka një dispozitë të qartë që e siguron këtë interpremtim dhe gjersa nuk ka një interpretim tjetër nga themeluesit apo nga një trup i një bordi si trup kolektiv e kemi nxjerrrë një mendim se është është e qartë për ne.

Gazeta Fjala: Atëherë pse ka mandat 5 vjeçar ?

Ekrem Hoxha: Mandati i titullohet një akti dhe ai akti është pesë vjeçar. Kur një dispozitë ligjore thotë se anëtarët e bordit vazhdojnë deri në ndërrimin e anëtarëve të rinj, çka ka të paqartë këtu?

Gazeta Fjala:  Po ta zëmë një qeveri, si ajo e kaluara, e cila ishte 6 – 7 muaj në dorëheqje, në bazë të praktikave ndërkombëtare, nuk mund të merr vendime të rëndësishme…

Ekrem Hoxha: Po këto janë krijime të lira dhe shprehje të opinioneve të lira. Mesa e di neve nuk ka takon të komentojmë për trupa tjera aq ma pak për qeverinë …

Gazeta Fjala:  Vetëm e morra si shembull  i një mandati që përfundon, që vazhdon në kryerjen e detyrave të përditshme dhe jo në vendime të rëndësishme. Ju keni bërë shpalljen e shprehjes së interesit, zhvillimin e proceseve telekomunikuese në vend apo jo?

Ekrem Hoxha:  Çka ka të paqartë? Sdi sa po e përcjellë tash më është tërhequr paralelja më analogjike. Ligji në mënyrë taksative thotë: Anëtarët e bordit vazhdojnë mandatin, pra, nuk ka kufizime në detyrë, pra analogjia që po të tërheqë ty me qeveri dhe qeveria mbetet në detyrë.  Lexone ligjin. Ligji thotë shumë në mënyrë të qartë.

Gazeta Fjala:  Ju keni mandat ligjor, mirëpo mandati juaj ligjor ka përfunduar. A do të ishte më mirë sikur të ishte bordi i ri?

Ekrem Hoxha:  Nuk është çështje e vullnetit, sa për tu sqaruar, proceci i inicuar që tash do e sqaroj nuk ka të bëjë me vullnetin apo marrjen e iniciativës nga bordi në këtë rast për me e hap procesin dhe prapë ky ligji që po i referohmi përcakton kur autoriteti pranon një apliakcion formal psh për shfrytëzimin e resurseve frekuencore ,  neni 47 pragrafi 7 krijon obligigim për bërjen publike të atij aplikacioni. Me rastin e bërjes publike të aplikacioni paragrafi 11 i atij neni: Autoriteti obligohet të bëjë publike aplikacionin dhe ta hapë procesin për pranimin shprehjes së tjetër të interesit. Duhet të kuptohet nuk, është hapur gara apo ankandi siç është modeli për vënien e resurseve frekunecore për zhvillimin e tregut. Dhe ky ligj përcakton, kur vjen aplikacioni i parë, pra nuk ka pasur të bëjë me votën, me mandatin apo me marrjen e detyrës për hapjen e tregut sepse tregu ka nevojë e konsumatori shpreh interes për kualitetin më të mirë, ato nënkuptohen. Mirëpo, kur vjen një aplikacion formal ti je i obliguar për me iniciuar procedurën. Si autoritet e kemi bërë me 30 janar. Kemi pranuar aplikacionin e parë prej IPKO-s.

Gazeta Fjala: A keni pranuar ndonjë aplikacion ndërkombëtarë ?

Ekrem Hoxha: Jo, të gjitha formatet i keni në ëebfaqe.

Gazeta Fjala:  A pritni që do të pranoni?

Ekrem Hoxha: Asnjë autoritet nuk mundet me periodiku rezultatet e garës.

Gazeta Fjala:  Ky autoritet synon zhvillime lokale për zhvillimin e tregut, dhe i ka parametrat. A pritni që të keni garë ndërkombëtare?

Ekrem Hoxha: Vetëm për sqarim, gara nuk është hapur formalisht në mëomentin kur hapet gara bëhen publike kriteret kushtet e pjesëmarrjes etj. Në këtë dritarën kohore nga 20 marsi 42 ditë tutje, është procesi i pranimit të shprehjeve të interesit, deri sot që flasim me 31 mars autoriteti ka pranuar dy shprehje formale që është ipko dhe vala. Këto dy të shprehje të interesit dhe aplikacionet e sakta i keni në ëebfaqe. Ka disa interesime që bëjnë pyetje rutinë, prej subjekteve të ndryshme.

Gazeta Fjala:  A mund ti përmendni?

Ekrem Hoxha: Nuk ka emra të përveçëm dhe i kemi të ndaluara ti përmendim, pa u bë publike.

Gazeta Fjala:  A është ndonjë operator i madh botëror?

Ekrem Hoxha: Ndëgjo, ka kërkesa për sqarime për informatë, çka është ky proces, kur do hapet gara etj. Nga subjektet e ndryshme, nga zyra ligjore etj kush qëndron prapa tyre apo çfarë interesim fshehet nuk mund ta dijmë e as të aludojmë. Por, procesi ka rregullat e veta. Ne, nuk mund të bëjmë publike një informatë që ndoshta është konfidenciale, mirëpo infromatat publike menjëherë do ti publikojmë. Kur i plotëson ato kriteteret që janë në rregullore, deri tani janë vetëm dy kërkesa formale dhe të rregullta janë pranuar, dhe tjera nuk ka. A do ketë? Na urojmë që do ketë se pse kjo është një tregues i atraktivietit.

Gazeta Fjala:  Po flasim për hapjen e interesave, nga 900 në 1800 megaherc ?

Ekrem Hoxha: Jo, kjo është e qartë. Autritetet e kanë bërë publike me dokumentacionet tjera si vendimi 452, vendimi 400 se cilat breze do të jepen për zhvillimin e gjeneratave të tjera, dhe jemi në brezin 1800 dhe 2100. Dhe brezi 900 nuk është subjekt i dhënies në shfrytëzim dhe ka vend të rregullatorës nuk do të ipet ky brez. (PSE) sepse është brezi më i vlefshëm dhe ai brez do të jepet në një moment kur e vlerëson autoriteti, kushtet dhe …

Gazeta Fjala:  Nuk mund të ua jepni operatorëve aktual?

Ekrem Hoxha: Ka pasur kërkesa, mirëpo kemi dhënë përgjigje që ai brez nuk mund të jepet.

Gazeta Fjala:  Kujt mund ti jepet ai ?

Ekrem Hoxha: Ai brez jepet në momentin kur autoriteti shpallë thirrje publike për interesim më brezin 900. Aktualisht ne kemi bërë thirrjen për brezin 1800 dhe 2100.

Gazeta Fjala:  Nuk po i besoni Ipkos dhe Valës, apo ku ësthë problemi ?

Ekrem Hoxha: S’ka të bëjë kjo me besimin, ata kanë resurse me brezin 900. Autoriteti  i vlerëson se cilat breze janë në funksion të zhvillimit teknologjik dhe brezi 1800 dhe 2100 janë brezet adekuate për me i importu resurset nga teknologjitë e reja, si 3G dhe 4G. Ato, specifikat teknike, janë për operatorët ..

Gazeta Fjala:  Kemi biseduar me operatorët kryesor, Ipko dhe Vala, dhe është frikë e tyre se brezi frekuencor mos nuk është i mjaftueshëm dhe mund ta merr dikush tjetër për shfrytëzim të proceseve 3G dhe 4G ?

Ekrem Hoxha: Asnjë autoritet në botë nuk mund të vendosë në garë publike që është ankandi apo tenderi. Nuk mund të vendos kritere përjashtuese apo kritere diskriminuese, çka nënkuptohet me këto kritere ?

Nënkuptohet  vendimi se po hapim garën e simuluar vetëm për dy operatorët ekzistues. Atëherë shtrohet pyetja se cila është esenca e garës kur i jepet ndarje administrative operatorëve ekzistues? Pra, nuk quhet ajo garë, dhe natyrisht që edhe operatorët ekzistues jo vetëm në vendin tonë, po edhe në botë, parapëlqejnë një gjendje ku ata e njohin, janë akomoduar dhe mund ti bëjnë ato prjoeksionet në mënyrë lehtësisht të projektueshme. Po për atë arsye ekziston një autoritet që i rregullon dhe i mbikëqyrë dhe i vlerëson se tregu ka maturuar apo i ka parakushtet e arsyshme dhe të nevojshme për të hapur një garë e cila mund të prodhojë rezultat futjen e një operarori të ri. Edhe hapja e këtij brezi në momentin kur bëhet publike ankandi, nënkupton se mund të blejë resurs një operatori i ri i cili inkorporohet sipas ligjeve në Kosovë, mund të jetë i huaj dhe uroj të jetë me kapital të huaj dhe me përvojë. Këto janë ato përvoja, dhe në garë mund të blejë resurset.

Gazeta Fjala:  Mund ta marrë edhe licencën dhe nuk përjashtohet?

Ekrem Hoxha: Tash çka është operatori? Në momentin që ti e siguron të drejtën e shfrytëzimit të frekuencës ti defakto e ke autorizimin të ndërtosh rrjet. Çka është operatori… është ai i cili posedon rrjet. Ose ai i cili e arrin marrëveshjen me një operator tjetër ekzistuar i cili e ka rrjetin.

Gazeta Fjala: I kemi dy operatorë dhe është treg bukur i mbuluar ?

Ekrem Hoxha:  Është treg relativisht i liberalizuar, relativisht kompetitiv dhe i tillë vlerësohet edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.

Gazeta Fjala:  Me këtë shprehje të interesit a mund të rezultojë nesër që vala dhe ipko të mos kenë kapacitete të mjaftueshme frekuencore për zhvillimin e produkteve 3G dhe 4G ?

Ekrem Hoxha:  Në parim jo, pse them në parim. Ankandi është modeli i cili i mundëson shtetit apo pronarit të një resursi valorizimin ekonomik me terminet më të hapura, më kompetitive ta marrë ofertën më të mirë. Për atë arsye, çdo rregullator në botë parapëlqenë në masën më të madhe në 95% -99% organizimin e ankandit me tenderin sepse tenderi është më kufizues. Mund ta fitojë  1 apo caktohen rregulla, paraprakisht janë shumë lehtësisht të parashikueshme, ndërsa ankandi është garë e hapur ku të gjitha kushtet janë lehtësisht të parashikueshme për kualifikim, por e panjohura mbetet konkurrenca, gara që prodhon efekte në çmim. Kjo i intereson shtetit dhe i intereson rregullatorit, me e kapitalizu vlerën e resursit.

Gazeta Fjala:  Dmth nuk mund të mesim pa 3G dhe 4G ?

Ekrem Hoxha:  Operatorët ekzistues, natyrisht me vet faktin që jemi në vitin 2014 e kemi lejuar me i shtri rrjetat për shërbime 3G dhe 4G nënkupton që jo.

Gazetas Fjala: Procesi i hapur nga ARKEP a po bëhet pëqr operatorin në veri si pasojë e marrëveshjes së Brukselit.

Ekrem Hoxha: Jo, marrëveshja nuk parasheh futjen e një operatori në veri. Ajo parasheh për operatorët që  vijnë nga Serbia të ketë një përiudhë të ndërmjetme që atëherë ka qenë shtator 2013 deri janar 2015. Kanë munudur të vazhdojnë të operojnë si të tilla,. po pa të drejtë të zgjerimit, pra ato që kanë qenë. Atë infrastrukturë që e kanë shfrytëzuar të Telekomit të Kosovës, ata kanë qenë të detyruar që të hynë në marrëveshje komerciale me Telekomin në Kosovë, që ti bashkëshfrytëzojnë këto struktura.

Gazeta Fjala:  A kanë hy?

Ekrem Hoxha: Nuk kanë hy dëri më sot, nuk kemi asnjë zhvillim…

Gazeta Fjala:  A është kjo shkelje e marrëveshjes ?

Ekrem Hoxha:  Defakto, kemi moszbatim të marrëveshjes. Marrëveshja ka qenë më u bë plani i veprimit e cila i definon aktivitetet…

Gazeta Fjala:  Dhe janë shkelur afatet kohore ?

Ekrem Hoxha:  Një plan i tillë nuk është nënshkruar nga asnjëra palë, defato sot që flasim janë tejkalkuar afatet e synuara.

Gazeta Fjala:  Është dashur në 2013….

Ekrem Hoxha:  Ka qenë një pikë aty, që organet kompentente nuk mund të organizojnë tender apo ankand ndërkombëtar, që urojmë të hapet së shpejti, para 1 janarit 2015. Pse ka qenë kjo referencë kohore? Ka qenë vlerësimi ynë i përbashkët, se deri për atë periudhë 15 mujorë mund të zgjidhen disa probleme që janë ….

Gazeta Fjala:  A do të ketë operatorë për veri apo jo?

Ekrem Hoxha:  Pra procesi ska të bëjë fare me opratorin serb apo në veri, në momentin kur hapet gara, hapet për nivel nacional, e jo për regjione.

Gazeta Fjala:  Dmth nuk do të ketë enkas për veri?

Ekrem Hoxha:  Jo, asesi. Nuk ka asnjë praktikë të tillë botë..

Gazeta Fjala: Po nëse ridizajnohet marrëveshja pasi u shkel…

Ekrem Hoxha: Keni të drejtë, ne jemi institucion si Kosovë dhe si institucione të vendit edhe në procesin e një dialogu, duke përfshi edhe marrëveshjen e telekomunikacionit jemi tregu konstruktiv, dhe jemi tregu të kujdesshëm në marrjen e detyrimeve, natyrisht ne si organ që e zbatojmë ligjin, dhe si rregullator i vetëm nacional. Marrëveshja duhet të jetë në harmoni me ligjin në qoftë se obligohemi për ta zbatuar. Marrëveshje e 13 shtatoriit ka qenë në objektiv me ligjin, dhe ka synuar një objektiv madhor për vendin tonë, e cila është marrja e kodit. Mos të harrojmë se sigurimi i kodit shtetërorë është një prej momenteve më të mëdhaja për vendin tonë, si në aspektin strategjik po edhe në aspektin zhvillimor.

Gazeta Fjala:  Dhe nuk po vjen ?

Ekrem Hoxha:  Nuk është që nuk ka pasur zhvillime positive në këtë proces, a jemi afër ?

Gazeta Fjala:  Kemi qenë afër qe 15 vite … ?

Ekrem Hoxha:  Deklarimet politike apo deklarimet që janë bërë për konsum ditor, janë diçka tjetër. Por mund të them se duke qenë që autoriteti ka dhënë përkrahje profesionalë ekipit të qeverisë në proces. Dhe duke qenë pjesëmarrës aktiv në proces, asnjëherë nuk kemi qenë më afër në marrjen …

Gazeta Fjala:  A ka pengesë për kod nga posta dhe Telekomi i Kosovës?

Ekrem Hoxha:  Qeveria si organi kompetent, ligji me nenin 6 dhe 7 parasheh përgjegjësitë e Qeverisë, ministrisë së ligjit e cila është ministria e zhvillimit ekonomik dhe qeveria e Kosovës. Qeveria e Kosovës është përgjegjëse për miratimin e kësaj strategjie dhe politikave të sektorit.

Gazeta Fjala:  A e dini ju se Qeveria në programin e saj e quan ARKEP-in ART ?

Ekrem Hoxha:  Jo, unë e kam në tavolinë programin qeverisës.

Gazeta Fjala:  Edhe ne e kemi, mirëpo quhet ART ?

Ekrem Hoxha:  Ende mesa kuptoj unë ende nuk është zyrtarisht i publikuar, kështuqe mund të ketë ndonjë ndryshim.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/ekrem-hoxha-harrojeni-operatorin-telefonik-per-veriun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala