Ekonomia para bllokadës

Autori:Gazeta Fjala

 

Bllokimi i punës në Kuvendin e Kosovës nuk është më vetëm çështje politike. Nëse vazhdohet sikur në gjashtë seancat e fundit, vendi rrezikon të futet në krizë serioze ekonomike e financiare.

Për këtë ka tërhequr vërejtjen edhe Jasques Miniane, udhëheqës i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që po qëndron këto ditë në Kosovë.

“Nuk kemi mandat të përzihemi në punën e parlamentit por mund të them se vonesa në aprovimin e klauzolës së investimeve do t`i dëmtoj të gjithë, pozitën-opozitën dhe qytetarët e Kosovës”, tha Miniane.

Ai është takuar edhe me krerët e opozitës duke u bërë me dije se mos hapja e rrugës që Kosova të tërheqë fonde nga jashtë do të vë në rrezik edhe miratimin e buxhetit të shtetit me kohë.

Kjo është vetëm një nga shumë pikat që duhet të kalojnë përmes duarve të deputetëve.

Që nga seanca e 15 shtatorit, e para seancë në të cilën partitë opozitare penguan mbarëvajtjen e punës së Kuvendit, asnjë seancë tjetër nuk ka arritur të funksionoj normalisht.

Gjatë kësaj përiudhe është dashur që të bëhet përzgjedhja e anëtarit të Bordit të Bankës Qendrore dhe emërimi i anëtarit të komisionit për kërkesa pronësore.

Gjithashtu do të duhej të bëhej shqyrtimi i parë në këto projektligje: projekti për energjinë termike, për Dizajnin Industrial dhe shqyrtimi për themelimin e fondit kosovar për garanci kreditore.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha për Gazetën Fjala se bllokada e kuvendit ka pasoja afatgjata për zhvillimin e përgjithshëm të vendit por në veçanti në aspektin ekonomik.

Sipas Krasniqit, kjo ndikon keq edhe në implementinim e marrëveshjeve ndërkombëtare që ka Kosova për zhvillimin e saj.

“Nëse e shohim edhe bllokadën 6 mujore të fillimit të kësaj qeverie i bie që një vit të plotë nuk zhvillim të qendrueshëm në shumë aspekte në Kosovë”, tha Krasniqi.

Fidan Kalaja nga Organizata Fol tha se problem i punës së kuvendit nuk është vetëm bllokimi i fundit nga ana e opozitës.

Sipas tij , vetë shkuarja në pushim dimëror e kuvendit një muaj pas konstituimit ka treguar një injorim të tyre karshi zhvillimeve në Kosovë duke pasyr parasysh se ka qenë pa kuvend më shumë se 7 muaj pas krizës politike që e kemi pasur vitin e kaluar.

Kjo sipas Kalas e ka ulur ulur efikasitetin e Kuvendit të ri.

“Ky pushim ka qenë i panevojshëm duke pas parasysh grumbullimin e punëve që kanë ndodhur gjatë 7 muajve mos funksionim të Kuvendit”, tha ai.

Sipas Kalas tek emërimet e anëtareve të bordeve më shumë ka pengesa të shfaqura si pazare në mes dy partive në pushtet se kënd ta rehatojnë prej partive të tyre politike ne borde se sa që kjo ka të bëjë me pengesa administrative.

“Në fakt performanca e Kuvendit dhe Qeverisë është shumë e ultë dhe kjo ndikon direkt në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ai.

Asnjëra palë nuk zbrapsen nga kërkesat e tyre

Partitë opozitare janë të bindura se zgjidhja e vetme është në duart e kryeministrit, Isa Mustafa, i cili, sipas tyre, duhet t’i anulojë marrëveshjet e arritura në Bruksel lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Ndëkohë që kryeministri u është përgjigjur kërkesave të opozitës duke u thënë se nuk ka tërheqje të nënshkrimit nga marrëveshjet për demarkacionin e as për Asociacionin.

Ai kishte shtuar se, do të korrigjohet marrëveshja me Malin e Zi nëse dikush e dëshmon se Kosova ka humbur territor.

“Për vendin tonë nuk janëproblem real as Asociacioni dhe as Demarkacioni me Malin e Zi. Problem është abstenimi në zbatimin e ligjit dhe rregullave, që stimulon hyxhymin e dhunshëm për të ardhur në pushtet jashtë rregullave demokratike”, kishte reaguar Mustafa përmes Facebook para se ta bllokonte këtë rrjet social.

Si përpjekje për të dal nga kjo sitatë Presidentja e vendit Atifeta Jahjaga ka filluar procesin e dialogut me të gjitha partitë politike në vend.

Albert Krasniqi nga KDI thotë se procesi i dialogut i thirrur nga presidentja duhet të vazhdoj me propozime konkrete nga të dyja palët, dhe nga kjo të dilet më një zgjedhje të përgjithshme për dalje nga kjo situatë.

“Asesi nuk duhet që nga ky dialog i filluar të dilet më një zgjidhje të një anshme sepse kjo do të ishte e dëmshme“, tha Krasniqi.

Pavarësisht se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e rregullt të mbahet të premtes në ora 16:00, tabori opozitar është i vendosur që mos ta lejoj zhvillimin normal të punës.

Krasniqi nuk pret që opozita të tërhiqej nga kërkesat e saj, dhe nuk prej që sot të zhvillohet senaca normalisht dhe në pajtueshmëri me të dyja palët.

“Mund të ndodhë që opozita të nxirret jasht  por sencë të rregullt nuk pres të ketë. Nga e gjithë kjo bllokadë do të duhej që të shqyrtohen marrëveshjet kontestuese dhe të gjindet zgjidhja pa I zgjidhur këto çështjet tjera do të mbesin dytësore”, tha ai.

Ndërkaq, Fidan Kalaja sa i përket sencës së paralajmëruar për të premten tha se opozita e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë mbajtjen e seancës.

“Do të ishte e udhës që kjo krizë të tejkalohet në bazë të dialogut dhe konsensusit politik në mes pozitës dhe opozitës”./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/ekonomia-para-bllokades/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala