Edhe Isa nis të shminkohet

Autori:Zekirja Shabani

Edhe Isa Mustafës tashmë i ka hyrë vetja në qejf.

Kryeministri i Kosovës çdo ditë para se të nis punën vë grimin dhe zgjedh kravaten varësissht nga zhvillimet që e presin. Shefja e protokollit, Vlora Dumoshi, kujdeset që i pari i Qeverisë të shminkohet sa më shumë në mënyrë që të duket sa më bukur gjatë ditës.

Gazeta Fjala sjellë përmes fotografive një fillim dite të kryeministrit Mustafa, duke përfshirë edhe momentet e grimosjes së 64 vjeçarit Mustafa.

Isa Mustafa 4

Megjithatë, pavarësisht moshës Isa Mustafës duket se i pëlqen jashtëzakonisht dukja e bukur, ndërsa ende nuk dihet sa i kushton garderoba.

isa mustafa 2

Deri më tani, kreu i ekzekutivit nuk është parë se po kopjon partnerin e koalicionit, Hashim Thaçin, i cili tash e disa vjet bart garderobë të përgatitur enkas për të.

Ndryshe nga kreministri aktual, sa ishte në krye të Qeverisë, Hashim Thaçi, raportohej se investonte goxha shumë në dukjen e tij. Vetëm një krevatë u pat thënë se kushton prej 300 deri 500 euro, përderisa në këmisha i ka të dizejnuara edhe inicialet H. TH.(Hashim Thaçi).

hashimi

Këtë trend ai vazhdon ta mbajë edhe pse është zëvendës i Mustafës dhe ministër i jashtëm. Ndryshime të mëdha në dukjen e jashtme janë vërejtur edhe tek Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, prej kur është caktuar si e para e shtetit.

presidentja

Jahjaga shihet me kostume të shtrenjta, për të cilën gjë kujdeset disenjatorja Blerina Kllokoqi-Rugova. Ajo është parë nga mediat se çdo ditë grimin dhe rregulloimin e flokëve e bënë në sallonet e bukurisë në kryeqytet. Një rregullim i saj, mestarisht kushton nga 50 deri në 70 euro. Nuk mungojnë as kremërat qindra eurosh, të cilat Jahjaga është parë t’i blejë në një kozmetikë afër Hotelit Grand.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/edhe-isa-nis-te-shminkohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala