Diplomacia skandaloze (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Krerëve më të lartë të shtetit, katër ditë më parë, u ka shkuar një letër përplot të dhëna për dallavere në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Gazeta Fjala posedon dokumentin e nënshkruar nga 32 zyrtarë të MPJ-së që kanë ngritur zërin për keqpërdorime nga më të ndryshmet që lidhen me stafin diplomatik të Kosovës, të cilat nuk i ka marrë parasysh askush në këtë institucion.

Punësimet e zyrtarëve pa konkurs, transferet e paligjshme nëpër ministri, trajnimet favorizuese jashtë shtetit, e dërgimi i zyrtarëve në misione diplomatike pa njohuri elementare të gjuhës angleze, janë vetëm disa nga shkeljet, që bëhen në Ministrinë tashmë të drejtuar nga Enver Hoxhaj, pasardhës i Hashim Thaçit, i cili tani ushtron postin e Presidentit të vendit.

Në dokumentin e datës 15.07.2016, thuhet se punësimet e zyrtarëve në këtë ministri bëhen me lidhje familjare, rajonale e dhe politike.

13815035_10209744198950582_1547284748_n
Madje asgjë, nuk i pengon nënpunësit civil tu bashkohen ambasadorëve në takime jashtë vendit, të përzgjedhur pa konkurs. Të tillë janë përplotë zyrtarë në të gjitha misionet diplomatike jashtë vendit.

Kjo praktikë vazhdon që nga viti 2009 kurë thuhet se kanë konkurruar me qindra veta e janë përzgjedhur vetëm 53.

Ndërkaq, konkursi i vitit 2011, duket se kurrë nuk ka përfunduar, duke keqpërdorur të njejtën për punësime të individëve në MPJ, me arsyetimin se kanë qenë kandidatë në konkursin në fjalë.

Në këtë Ministri, mjafton të kesh lidhje të ngushta familjare që të sigurosh një vend pune, ani pse të mungon përvoja profesionale. Madje, kualifikimi, trajnimet e përvoja në punë duken si të pavlera, shkruan Gazeta Fjala.

“Shprehim shqetësimin tonë lidhur me paligjshmëritë dhe diskriminimin e shprehur gjatë pranimit të zyrtarëve në MPJ, përmes konkursit ku pothuaj si rregull ka ndikime nga menaxhmenti perkatësia politike, familjare, apo rajonale për të përzgjedhur kandidatin e caktuar pa marrë parasysh rezultatet gjatë testimit duke injoruar rezultatet gjatë shkollimit njohuritë e demonstruara gjatë testimit dhe intervistimit pra në kundërshtim me parimin e meritokracisë”, është njëra nga ankesat në këtë dokument.

Petrit Selimi i mbron keqpërdorimet

Ankesa e punëtorëve të MPJ-së adresohet edhe ndaj zëvendësministrit, Petrit Selimi,  sipas të cilëve po i mbron zyrtarët të cilët pa të drejtë gradohen ndërsa ata që e meritojnë ndëshkohen.

Dhjetë zyrtarë thuhet se janë graduar pa konkurs, përshkak të lidhjeve të tyre me politikën, madje të atillë që për disa herë radhazi janë graduar edhe pse ka zyrtarë që për shtatë ose tetë vite.

“Madje ka ndodhur që zyrtarët me përvojë më shumë se 24 vite dhe specializime master nga jashtë me gradë te lartë diplomatike të caktohet shef një fillestar me dy tri vite përvojë dhe pa gradë diplomatike më tej zyrtarëve të kthyer nga misionet iu është kërkuar dhe ti kthejnë pasaportat diplomatike”, thuhet në letrën e zyrtarëve të MPJ-së.

E, këshilltarët politik, sipas tyre janë ata që gëzojnë të drejtat dhe privilegjet më së shumti kur janë në pyetje misionet diplomatike ë drejtat në udhëtime jashtë vendit, duke diskriminuar kështu zyrtarët me përvojë brenda këtij institucioni. Madje thuhet se dërgimi i tyre në misione jashtë vendit bëhet menjëherë pas përfundimit të mandatit si këshilltar politik.

Në dokument si shqetësim tjetër përmendet se transferimi i të punësuarve nga njëra pozitë në tjetrën, bëhet pa më të voglin problem edhe pse një gjë e tillë është në kundërshtim me ligjin.

“Edhe pse MPJ, ka mungesë të zyrtarëve që kanë ekspertizë në fushat përkatëse, transferohen zyrtarë të cilët nuk kanë as njohuri elementare për punën”.

E keqpërdorime të tilla bëhen edhe me individët pa përvojë, të cilët caktohen si ekspert në fusha për t’i shndërruar zyrtarët me marëdhënie të rregullt pune.

“Kështu ka ndodhur më rastin e kthimit të rotacionit të gjeneratës së parë të diplomatëve të kosovës të pranuar me konkurs. Ata janë dërguar në misione 2009-10, vendimet për kthimin e zyrtarëve 2013, kanë qenë selektive prapë në bazë të aftësisë apo mungesës të kësaj afërsie me këtë apo atë parti politike, duke i parë edhe ata zyrtarë që nuk kanë lidhje me asnjë grupim politik”, thuhet më tej në ankesat e tyre.
Të gjitha këto ankesa të 32 zyrtarëve të kësaj Ministrie, nuk janë marrë parasyshë nga kreu i tyre, Enver Hoxhaj.

Tani të pakënaqurit e këtij institucioni, presin që presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kryeministri Isa Mustafa, të marrin masa për të ndalur keqpërdorimet në MPJ.

“Kërkojmë nga përgjegjësit që kanë marrë pjesë në këto paligjshmëri dhe trajtim diskriminues të shërbyesve civil brenda MPJ-së  të ndalen, ndërsa nga ata që nuk kanë marrë pjesë dhe që mundë dhe e kanë obligim ligjor të ndikojnë, kërkojmë që këtë ta bëjnë sa më parë nëse duan që Kosova të ketë një shërbim diplomatik me zyrtarë me dinjitet dhe të gatshëm të punojnë si shërbues të mirëfillt civil-diplomat për shtetin e Kosovës, pa u përulur para ndikimeve të palejueshme nga jashtë”, thuhet në dokument. /GazetaFjala/

 

13714499_10209744199070585_925518678_n

13734625_10209744199110586_1163226198_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/diplomacia-skandaloze-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala