Buallicat po zhduken

Autori:Avdyl Pajaziti

Ishin mbi 45 mijë krerë në fillim të viteve të 80’ta.

Pesëmbëdhjetë vjetë më parë ky numër ra në 4500. Ndërsa tani në gjithë Kosovën nuk ka më shumë se 500 krerë buallica.

Ku mbeten këto kafshë, që vlerësohen lartë për cilësinë e djathit dhe tlynit të tyre?

Që nga paslufta situata ndryshoi shumë. Buallicat më nuk po i mbanë shumëkush. Kësisoj ato po zhduken me shpejtësi të madhe.

“Askush nuk po mund ti  mbajë lopët e lëre më buallicat”, thotë Ali Murati nga Kaqaniku, fermer, i cili shpjegon se kushtet e rënda ekonomike dhe pamundësia për t’u kujdesur për këto kafshë ka bërë që fermerët të mos  mbajnë buallica.

“Nuk kërkojnë edhe shumë punë, por ma lehtë po kujdesemi për kafshët tjera”, thotë ai i cili para lufte kishte 13 krerë e tani i ka vetëm dy.

Numri i familjeve që i mbajnë ato është shumë i vogël. Vetëm 35 familje kosovare kanë katër ose më shumë buallica në stallën e tyre.

“Sipas dhënave me të cilat disponon Departamenti i Politikave Bujqësore dhe Tregtisë (DPBT) në vendin tonë buallica mbarështohet vetëm në 34 ekonomi familjare dhe numri i përgjithshëm i buallicave arrin në rreth  500 krerë”, bënë të ditur Ministria e Bujqësisë pas interesimit të Gazetës Fjala.

Një pjesë e madhe e tyre nuk i plotësojnë kushtet për mbajtjen e buallicave.

“Vetëm 24 ekonomi familjare kanë potencial të mirëmbajnë popullacionin aktual të buallicës sepse kanë nga 4 e më shumë krerë të të dy gjinive dhe gjeneratën e re”, thuhet në përgjigjet e  Ministrisë së Bujqësisë.

Në këtë institucion kanë treguar se kanë mbëshur finaciarisht ata që kanë mbajtur buallica. Por, siç kanë thënë në Ministrinë e Bujqësisë kjo ndihmë financiar është vetëm 50 euro për krerë brenda vitit. Mirëpo, ata prentojnë se kjo shumë do të rritet.

“Implementimi i programit për mbështetjen direkte të popullacionit të buallicës është pjesë e programit për mbështetjen direkte të lopëve qumështore nga viti 2011. Procedura dhe implementimi është i njëjtë ashtu si plani për mbështetjen direkte për lopë qumështore, me përjashtim që fermerët mbarështues të buallicës përfitojnë  për krerët për reproduksion”.

Rukolli grumbullon buallicat

E, derisa fshatarët kanë vendosur te heqin dorë nga mbajtaj e buallciave, është dikush tjeter në Kosovë që po i grumbullon ato. Madje, me rritjen e tyre ka bërë edhe një fermë të madhe në Krajkovë të Drenasit, të vetmen të këtij lloji në vend.

Rrustem Rukolli, udhëheqës i kompanisë  ndertimore “R&Rukolli”, e kishte parë të arsyeshme që biznesit të tij t’ia shtojë edhe fermën e buallicave.

Ai gjatë vitit të klauar kishte deklaraur se buallicat janë kafshë për ekonomi familjare, por tani ato nuk mbahen. Sipas tij  në rajonin e Drenicës ka shumë pak, ndërsa rajoni i Gjilanit ka më shumë.

“Kam shkuar fshat me fshat në gjithë Kosovën dhe i kam mbledhur ato. I kam paguar me çmime të arsyeshme, por edhe më shtrenjtë, me qëllim që të mbledh sa më shumë”, kishte deklaruar ai.

Buallica është kafshë blegtorale me numër relativisht të vogël vetëm në disa nga ekonomitë familjare të vendit. Përgjithësisht numri i krerëve është relativisht i vogël edhe në shtetet e regjionit. Sipas të dhënave zoologjike në vendin tonë evidente është raca e Buallicës Ballkanike.

Ndryshe, në Kosovë, sipas statistikave zyrtare, në vitin 1971 kanë qenë 30 mijë krerë buallica. Në fund të viteve ’80-të kanë qenë 45 mijë, kurse më vonë nuk ka pasur të dhëna zyrtare. Pas luftës numri i tyre ka rënë në 4500 krerë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/buallicat-po-zhduken/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala