Brenda dhomave VIP të QKUK-së

Autori:Gazeta Fjala

 

Dhoma ku qëndron kohë pas kohe kryetari i dënuar i Skenderajt, Sami Lushtaku në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është menduar ti ngjajë një apartamenti të zakonshëm.

Ka internet, Televizor dhe mbi të gjitha privatësi absolute nga të gjithë pacientët e tjerë. Ai edhe kujdesin shëndetësor e ka si person i rëndësisë së veçante derisa trajtohet në dhomën e dedikuar për “VIP”.

Por në hapësirat, të cilat i ka vizituar Gazeta Fjala, e ku kanë gjetur ‘rehati’,  edhe politikanë e figura tjera publike të vendit, duket se vetëm emri dhe kujdesi i dallon nga ato të pacientëve të tjerë.

1 samia

Këtë e thotë edhe Shpend Fazliu nga zyra për media në QKUK.

“Këto dhoma të veçanta, ose të njohura si dhoma ‘VIP’ për nga pamja nuk dallojnë shumë nga të tjerat, por megjithatë në to i sëmuri ‘VIP’ ka qetësi, trajtimi është më i veçantë, kanë TV dhe i lejohet përcjellës në dhomë”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.

E veçantë është se në shumicën e kohës korridoret që qojnë në to janë të mbushur me policë që shoqërojnë të sëmurët.

Më së shumti në Klinikën e Kardiologjisë kur qëndron kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. Për herë të fundit ai këtu ka qenë me 23 janari të vitit 2016.

tekst

2 samia

Fazliu shpjegoi se dhoma të tilla ‘VIP’ ose apartmane ka në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, Otorinolaringologji, Kardiologji, Neurologji, Klinika infektive.

Në dhomën ‘VIP’, në Kardiologji të QKUK-së së fundmi ka qenë i shtrirë edhe ish-minitri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

3 kjo

Ndërkohë që edhe akademiku Adem Demaci para një muaji ka qëndrua në njërën nga dhomat e Neurologjisë.

Sipas tij në këto dhoma përveç personaliteteve të njohura qëndrojnë edhe stafi u huaj akademik që vinë në QKUK dhe aftësojnë stafin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“QKUK nuk ka mundësi të paguaj hotel për stafin e huaj akademik që ligjërojnë në Kosovë dhe mjekët e huaj që kryejnë intevenime në QKUK dhe i shfrytëzojnë ato.  Ato dhoma menaxhohen direkt nga drejtorët e klinikave dhe jo nga menaxhmenti i SHSKUK-së.

teeksti2

Pra, është në përgjegjësi të tyre se si i shfrytëzojnë ato, meqë drejtori i klinikës është përgjegjës direkt për  pasurinë e klinikës”, shpjegoi Fazliu.

4 kjo

Ai sqaroi se objektet fizike të QKUK-së, të cilat i shfrytëzojnë aktualisht klinikat e QKUK-së janë të vjetra, të ndërtuar me plane arkitektonike që më herët dhe që atëherë në kuadër të disa objekteve janë paraparë apartmane./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/brenda-dhomave-vip-te-qkuk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala