Bizneset e serbëve në Kosovë (Dokument)

Serbët që jetojnë nëpër komunat e Kosovës nuk po rrinë duarkryq.
Ata në Kosovë janë duke bërë goxha biznes.
Mbi vete ata kanë ferma të kafshëve, prodhojnë ushqime të ndryshme e bëjnë tregti me shumicë e pakicë.
E, sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në gjashtë komunat e banuar me shumicë serbe janë të regjistrua hiq më pak se 3 mijë e 520 biznese.
Gazeta Fjala ka sigurur të dhënat e aktiviteteve biznesore në Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveqani, Mitrovicë e Veriut, Graqanica, Shterpca.
Komuna që më së shumti ka biznese është ajo e Leposavicit duke e lënë prapa Gracanicën.
Në listën e këtyre bizneseve që e ka marr Gazeta Fjala nga Ministria e Tregtisë Industrisë shihet se pronarë të tyre janë kryesisht nga një individ, derisa në bashkë-pronësi janë vetëm disa nga to.
Kurse, biznesin më të madh serbet e këtyre komunave e bëjnë me tegeti. Nga kjo dominuese është tregtia e ushqimit dhe pijeve, dhe në masë më të vogël edhe tekstili. Po ashtu edhe rritja e pemëve dhe primeve është një veprimtari e përhapur tek serbët komunave të Kosovës.
Viteve të fundit vërehet edhe rritja e kafshëve dhe marrja me blegtori. Serbet anash nuk e kanë lënë edhe tregtinë me duhan.
E këto biznese ata i kanë nisur nga viti 2000. Por, hapjen e tyre nuk e kanë ndalur edhe në viteve të fundit.
Së fundmi biznese më së shumti janë hapur në Mitrovicën Veriore.
Kurse, nga ky vit e deri më tash hapja e tyre ka vazhduar me trend të rritjes./Gazeta Fjala/.