Bizneset e mëdha e “kapin” shtetin

Autori:Avdyl Pajaziti

Ramiz Kelmendi, vëllezërit Blerim e Shkëlqim Devolli, drejtuesit e kompanisë “Tregtia”, pronarë tjerë të kompanive më të mëdha që merren me tregti me derivateve të naftës, e biznese pronarë tjerë të kompanive më të mëdha janë bërë bashkë.

Drejtuesit e dhjetë korporatave më të fuqishme, që kanë qarkullim milionësh kanë vendosur ta “kapin” shtetin. Ata janë bashkuar si kurrë më parë në “ Klubin e bizneseve të mëdha”.

Në fakt, ky është Klubi që ata tani më e kanë formuar.

Gazeta Fjala ka mësuar nga burimet e veta, se ky Klub ka mbajtur edhe një mbledhje, ku edhe është zgjedhur drejtuesi i saj.

E, sipas burimeve të Gazetës Fjala formimi i këtij klubi ka për qëllim futjen nën ombrellë të bizneseve të mëdha, dhe pastaj ata t’i mbrojnë vet të drejtat e tyre dhe t’i shtyn përpara projektet, që ata kanë për qëllim ti arrijnë.

Gazeta Fjala ka kontaktuar edhe më disa nga pronarët e kompanive që janë pjesë e këtij Klubi, por ata nuk kanë dashur të flasin shumë rreth organizimit të ri.

Pronari i ELKOS  dhe rrjeteve të marketeve ETC, Ramiz Kelmendi thotë se nuk ka asgjë në këtë drejtim. Madje thotë se nuk ka është as pjese e këtij klubi. Por, në bisedë e sipër rekomandon që të thirret një mik i tij. I cili ka treguar për Gazetën se formimi i Klubit është veç në fazën fillestare.

“Nuk e di ku po i merrni këto informata. S’ka asgjë konkret në këtë drejtim. Eshtë veç një ide dhe asgjë më shumë. Kur të themelohet dhe të nis puna do të behët edhe publike kjo çështje”, ka thënë ai.

Gazeta ka kontaktuar edhe me Astrit Panxha, i cili është emëruar edhe si koordinator/drejtues i këtij Klubi. Edhe Panxha nuk pranuar të flas gjatë, veçse e ka konfirmuar themelimin e Klubit.

“Ne këtë faze nuk mundem t’i përgjigjem pyetjeve sepse jemi në fazën fillestare të themelimit, por në të ardhmen do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”, ka thënë Panxha.

Merret vesh se puna e parë që do të bëjë ky klub biznesesh është përshtatja e politikave fiskale për bizneset e mëdha, përshtatja e politikave tregtare që do të rrisin fitimet e kompanive më të mëdha në Kosovë.

Me këtë veprim, ky Klub është duke e anashkaluar edhe Oden Ekonomike të Kosovës, e cila është e thirrur që ti mbrojë dhe përfaqësoj bizneset kosovare por edhe organizatat tjera që aktualisht veprojnë me qëllim përfaqësimin e bizneseve.

Pavarësisht kësaj kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu i ka thënë Gazetës Fjala se formimi i këtij Klubi është legal, dhe sipas tij çdo kush mund të formoj gjëra të tilla, nëse e sheh të nevojshme.  Ai thotë se ky Klub nuk mund ti bëjë dëme edhe shtetit.

“Është e drejtë e tyre themelimi i një klubi të tillë, ata mund të mbrohen me të pa problem, mirëpo ky klub nuk përbën rrezik as për shtetin dhe as për Odën Ekonomike të Kosovës”,tha ai.

Gerxhaliu ka treguar se OEK do të vazhdojë ti mbrojë dhe përfaqësoj bizneset që janë anëtare të saj. Sipas tij ky është dhe obligim i këtij institucioni. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/bizneset-e-medha-e-kapin-shtetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala