Bizneset abuzojnë me punëtorë

Autori:Gazeta Fjala

Çdo ditë fillonte në orën 8:00 punën në një dyqan në Podujevë. Por, e mbaronte punën e fundit nga koleget. M.B, ish punëtore e një qendre tregtare në Podujevë rrëfen për Gazetën Fjala se asnjëherë puna e sajë nuk ka përfunduar para dhjetë orësh.

“Kam punuar në sektorin e amvisërisë nga 10 orë në ditë. Për festa ky orar  është zgjatur në 12 orë”, fillon rrëfimin punëtorja  e një dyqani në Podujevë.

Në disa raste ajo tregon se ka punuar edhe nga 14 orë dhe nuk është kompensuar për kohën shtesë.

“Edhe pse na është thënë nga pronarët se do të paguhet këto kanë mbetur vetëm fjalë”, thotë M.B, emër i njohur për redaksinë.

Madje ajo nuk është paguar mjaftueshëm as për punën që ka bërë. Sipas saj paga ishte qesharake dhe nën çdo nivel.

Të qenurit në këtë pozitë disa prej pronarëve të marketeve din edhe të shfrytëzojnë këtë, duke i shkelur të drejtat elementare të punëtorëve pavarësisht garancive të kontratës.

Kështu ka ndodhur edhe në një rast tjetër në Rrjetin e marketeve të deputetit të PDK-së, Ramiz Kelmendit.

Një nga punëtorët e ETC – së ka treguar për Gazetën Fjala se i janë shkelur të drejtat elementare në vendin e punës.

Punëtori rrëfen se për të ngrënë ushqim ata duhet të shkojnë një orë më herët në punë, kohë e përcaktuar nga menaxhmenti si pauzë e ditës.

“Për ndërrimin e parë orari fillon nga ora 9:00 deri në ora 17:00 punëtorët duhet të vinë në ora 8:00 për ta shfrytëzuar pauzën dhe pas kësaj kohë nuk kanë drejtë për një pushum tjetër, e njëjta vlenë  edhe me orarin  e  ndërrimit të dytë. Në ora  14:00 duhet të shkojnë të hajnë drekë pastaj prej orës 15:00 të fillojnë punën”, rrëfen ai.

Sipas këtij punëtori një vendim  i  tillë për pauzë nuk është aplikuar as në kohërat e skllavërisë ku përcaktohet sistemi i të ushqyerit të detyrueshëm dhe përcaktohet sistemi i jetës dhe i punës së detyrueshme.

Këtë e pati mohuar pronari i ETC-së, njëherësh deputet, Ramiz Kelmendi, duke thënë se ata ia sigurojnë bukën edhe pse nuk e kanë obligim.

“Na ua pagujamë bukën punëtorëve. Këtë nuk e kemi obligim, por e bëjmë për hirë të tyre”, është shprehur Kelmendi.

Ndërsa për orar thotë se punëtorët  e kanë ngatërruarr me orarin e ndërrimit të gardërobës sepse para fillimit të punës punëtoret duhet të ndërrojnë gardërobën, ka shtuar Kelmendi.

Megjithatë, ndryshe tregojnë punëtorët, të cilët pranojnë se përveç punëve që i kanë të përcaktuara me kontratë ata detyrohen të bëjnë edhe punë të tjera, që nuk ceken në kontratat e tyre të punës.

Bizneset nuk i respektojnë  kontratat e punës

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ)  Behxhet Shala, ka thënë se kanë pasur disa raste që kanë vënë re shkeljen e kontratës së punës.

Këto raste i kanë adresuar në inspektoratin e punës dhe këto lëndë ende janë në shqyrtim.

“Rastet më të rënda janë paraqitur për mos pagesë, për shkeljen e  drejtës së pushimit pastaj pushimit të lehonisë, po ashtu edhe për orarin e punës ku në markete punohet 12 orë,  e orari shtesë  nuk paguhet, që duhet të jetë një marrëveshje ndërmjet pronarit dhe punëtori për orar  shtesë”, thotë Shala për Gazetën Fjala.

Sipas tij, të gjitha këto keqpërdorime shfaqen sepse situata ekonomike në Kosovë është e rëndë dhe kërkesa për punë është e madhe.

“Situata e rëndë është përcaktuese që ata që punojnë në kushte të  pa dinjitetshme të heshtin ndërsa ata që  janë pronarë të  marketeve në mënyre të pamoralshme dhe në  mënyrë  të  pandershme përfitojnë nga situata e rendë e punëtorit”, thotë Shala.

Ai pohon se punëtorët i paraqesin rastet vetëm pasi kanë pasur probleme me punëdhënësin ose pasi që kanë lënë punën.

“Në situata tjera nuk ndodh të ketë raportime për keqpërdorime. Ndërkohë keqpërdorimet më të mëdha ndodhin në sektoret private, dhe nga marketet e mëdha”, shtoi Shala.

Se ka keqpërdorime të të drejtave të punëtorëve në marketet e Kosovës e pohon edhe Musa Demiri nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ai ka tregon se për mosrespektim të legjislacionit që rregullon çështjen e punës, punësimit, sigurisë në punë dhe ambientit  të punës  në markete, janë shqiptuar gjoba nga ana e inspektorëve të punës.

“Gjithsej gjatë vitit 2015, në të gjithë sektorët, janë shqiptuar 194 gjoba, kurse vetëm për markete nuk janë të ndara”, thotë Demiri.

40 për qind e punëtoreve pa kontrata

Por, me punën e institucioneve të thirrura për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve nuk janë të kënaqur përfaqësuesit sindikal.

Jusuf Azemi  Kryetar i Sindikatës së Pavarur  së  Sektorit Privat të Kosovës  thotë se kanë raste kur qëllimisht inspektorati zhegitë  procedurat ligjore me qëllim që punëtorët të humbin rastin.

“Për këto veprime të inspektoriatit në takimet me ta ball për ball kanë  njoftuar kryeministrin e Kosovës , zv.kryeministrin dhe  ministrin e punes , por ne deri me sot nuk kanë parë  reflektim pozitiv”, thotë Azemi.

Ai tregon së se kanë ndërmarr masa ligjore sindikale dhe për të gjithë ata punëtorë që nuk kanë arritur marrëveshje me kompaninë, lëndët e tyre i kanë dorëzuar në inspektorat.

“Kemi kompani ku nga 84 punëtor kontrata pune kanë vetëm 37 punëtor”, thotë Azemi.

Sipas tij vetë fakti që 40 përqind  të punësuarve nuk kanë kontrata pune tregon se ky fenomen është i barabart me vendet afrikane sa i përket respektimit të të drejtave të kësaj kategorie të punëtorëve./Gazeta Fjala/

(Natyra Rushiti)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/bizneset-abuzojne-me-punetore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala