Biblioteka pa studentë

Veç 12 euro në vit duhet të paguajnë. Por, përsëri karriget e Bibliotekës Kombëtarë të Kosovës nuk mbushen me studentë.
Brenda një viti në këtë “Tempull të dijës” hynë e dalin jo më shumë së 900 të tillë. Bile këtë vit ky numër pritet të jetë edhe me i vogël, pas deri tani vetëm 302 studentë janë regjistruar si lexues.
Derisa, në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina” çdo vit regjistrohen nga 10 deri 12 mijë studentë të rinj.
E zhgënjyer me këtë fakt është edhe Zize Kraja shefe e departamentit të informacionit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjeter Bogdani”.
Ajo ka treguar për Gazetën Fjala se viteve të fundit numri i lexuesve ka rënë. Edhe pse, siç thotë ajo biblioteka ofron kushte të mira dhe ka tituj të shumë të librave për tu lexuar.
“ Aktualisht biblioteka Kombëtare e Kosovës ka në dispozicion të saj rreth 290 mijë tituj. Por, ato nuk ka kusht ti lexoj. Studentet nuk janë duke e vizituar këtë vend sikurse me herët. Bile ky vit nuk ka nisur fare mirë. Kur jemi në muajin e gjashtë të tij kemi vetëm 302 lexues të regjistruar”, thotë ajo.
Kraja ka treguar se biblioteka ofron për lexuesit libra të te gjitha lëmive. Derisa, thotë se furnizimi me tituj të rinj bëhet në disa mënyra.
“…fillimisht të gjitha shtëpitë botuese janë të obliguar që te sjellin nga pesë ekzemplarë për bibliotekën, për çdo libër që ato botojnë. Kemi edhe mbështetje financiarë nga Ministria e Arsimit edhe ndonjë herë marrim donacione”, ka thënë Kraja.
Mirëpo, studentët që janë pjesë e këtij institucioni nuk janë shumë të kënaqur me kushtet.
Ata tregojnë edhe arsyet pse Bibliotekës Kombëtare po i mungojnë lexuesit.
Fatlind Hoxha një studentë i FSHMN-s i cili e viziton bibliotekën që dy vite, thotë se nuk bibliotekës i mungojnë shumë gjera.
“Gjatë verës është shumë nxehtë, Nuk punojnë klimat. Ndërsa dimrit është ftoftë sepse nuk ka nxehëse.” tregon ai. Por së vetëm një herë i ka shfrytëzuar librat që kjo biblioteka i ofron.
Derisa, studenti tjetër Egzon Dina që ka tri vite që është një vizitorë i rregullt i bibliotekës, nuk është i kënaqur me kushtet. Por, thotë se vjen në bibliotekë për shkak të çmimit të lirë.
“Asnjëherë nuk i lexoj librat nga biblioteka. Ka shumë zhurmë dhe tollovi. Nuk mban askush rend e qetësi. Derisa, i nxehtit i verës dhe i ftohti i madh i dimrit janë probleme që kurrë nuk i ka zgjedhur kjo bibliotekë”, thotë ai.
Biblioteka Kombëtare ofron 400 vende për lexuesit të përgjithshëm. Derisa 75 vende janë të ndara për juridik, 45 për master dhe 6 kabinete për punë shkencorë.
Studentë mundë të anëtarësohen për vetëm 12 euro në bibliotekë dhe mundë ta shfrytëzojnë sallën e leximit dhe librat që ka biblioteka për një vite.
Përveç Bibliotekës Kombëtarë ku çdo kush mundë të regjistrohet si lexues edhe në bibliotekat e veçanta në fakultete e Universitetit të Prishtinës, të cilat janë pa pagesë për studentë të fakulteteve përkatëse e njëjta vlen edhe për sallat e leximit për të gjitha fakultetet./Gazeta Fjala /