Bankat “rrjepin” qytetarët në shërbime

Autori:Zekirja Shabani

Për të hapur një llogari në Pro Credit Bank, qytetarët duhet të deponojnë 200 euro. Ndërkaq sa herë që klientët tërheqin para në bankën Raiffeisen në sportel u ndalet nga 1 euro edhe pse ata kanë paguar njëherë kur i kanë deponuar aty dhe gjithashtu kanë paguar për mirëmbajtjen e llogarive të tyre.

Këto janë vetëm disa nga pagesat me të cilat ngarkohen qytetarët nga bankat që operojnë në tregun financiar në vend.

Edhe në bankat tjera që operojnë në Kosovë qytetarëve u ndalen shuma të konsiderueshme nga mjetet e tyre nëse transferojnë, deponojnë apo kryejnë ndonjë shërbim tjetër bankar.

Madje së fundi, ato janë shtrenjtuar me arsyetimin e udhëheqësve të këtyre institucioneve se dëshirojnë ti motivojnë qytetarë dhe bizneset të përdorin teknologjitë online për këto shërbime.

Megjithatë, të dhënat dëshmojnë se edhe shërbimet online nuk janë të lira për qytetarët dhe diferencimi i klientëve bëhet në tarifat që aplikohen për ta.

Gazeta Fjala, ka nxjerrë shërbimet bazike që ofrojnë bankat dhe kostot e tyre.

Rrjedhimisht rezulton se bankat në Kosovë po “rrjepin” .

Pro CreditBank  më e shtrenjta

Më e shtrenjta sipas pasqyrave të deklaruara del të jetë Pro Credit Bank, e cila së fundmi ka mbyllur edhe shumë degë nëpër qytete të Kosovës për ti zëvendësuar ato me teknologji të re, duke larguar kështu shumë punëtorë nga puna.

Me 7 korrik menaxhmenti i Pro CreditBankës ka marrë një vendim që për çdo hapje të llogarisë rrjedhëse qytetarëve u kërkohet depozitë minimale prej 200 euro, apo dollarë dhe kartelë debiti në valutën euro.

Derisa studentet për të njëjtën çështje duhet të deponojnë 50 euro. Edhe për hapjen e llogarive të kursimit në këtë bankë, klientët  duhet të paguajnë nga 50 euro.

“Pagëmarrësit nuk kanë nevojë për depozitë minimale, por kërkohet të paraqitet kontrata e vlefshme e punës, përderisa për studentët të cilët sjellin dëshmi nga universiteti dhe që janë deri në moshën 24 vjeçare, kjo depozitë është 20 EUR, USD”, thuhet në çmimorën e shërbimeve.

Ndërkaq, për hapjen e llogarive të kursimit klientët të cilët pranojnë pagë ose të hyra të rregullta dhe fëmijët duhet të kenë depozitë minimale prej 50 euro ose urdhërpagesë mujore të lidhur me llogarinë ku shuma minimale nuk duhet të jetë më e ulët se 5 euro. Për klientët e tjerë bilanci minimal do të jetë 500 euro.

Ndalesat e shtrenjta të Raiffeisen Bankës

Në Raiffeisen Bank hapja e llogarisë është pa pagesë, ndërsa ndalesa për tërheqjen e të hollave në sportel për shumat deri në 2,000 euro është 1 euro, derisa për tërheqjen e të hollave mbi 100 mijë euro banka i ndalë 0.10%.

E deponimi i mjeteve në llogari nga palët e treta kushton 2 euro. Në këtë bankë qytetarët që dëshirojnë të deponojnë në llogari monedha të hekurta do tu ndalet 5 për qind e shumës për mbi 100 copë monedha.

Për studentët, pagesa në Raiffeisen Bank kushton 1.50 euro, ndërsa nuk ngarkohen me pagesë nëse i njëjti shërbim bëhet përmes e-banking.

Mirëmbajtja e kushtueshme

Në NLB Bank hapja e llogarisë  është pa pagesë, ndërsa mirëmbajtja mujore e llogarisë kushtin 0.60 euro.

Ndalesa për tërheqjen e të hollave në sportel duke përjashtuar nga provizioni pensionistët, studentët si dhe llogaritë për jetimë dhe asistencë sociale, deri në 500.00 euro kushton 0.20 euro, nga 500.01 euro deri 50,000.00 euro: 0.30 euro, dhembi 50,000.01 euro: 0.05%

Provizioni për tërheqjen e parave të gatshme për këmbimoret deri në 500.00 euro: 0.20 euro, nga 500.01 euro deri 50,000.00 euro: 0.30 euro, nga 50,000 euro deri në 100,000 euro: provizioni 2 euro, nga 100,001 euro deri në 150,000 euro: provizioni 3 euro, mbi 150,000 euro: provizioni 0,05%.

Edhe në Bankën Kombëtare Tregtare hapja e llogarisë është pa pagesë, ndërsa mirëmbajtja e saj kushton 0.50 euro në muaj.

Për çdo tërheqje nga llogaria, në këtë bankë klientët ngarkohen me pagesë 0.10 euro dhe për të nxjerrë gjendjen e llogarisë duhet të paguajnë 0.50 euro.

Në rast se klientët dëshirojnë të mbyllin llogarinë në BKT, duhet të paguajnë hiq më pak se 2 euro, ndërsa për transfere nga një bankë në tjetër përbrenda Kosovës ata paguajnë 1.5 euro.

Tërheqja kesh në Njësi BKT

0-10,000   0.10 EUR   për transaksion

10,001-20,000    0.20 EUR   për transaksion

20,001-50,000 0.10% të shumës së tërhequr

50,001-100,000  0.10%  të shumës së tërhequr

Mbi 100,000   0.20%  të shumës së tërhequr

 

Deponime kesh në monedha metalike në BKT

1 EUR-100 EUR 2% min 1 EUR

100 EUR-500 EUR 5 EUR

500 EUR-1,000 EUR 2%

mbi 1,000 EUR 3%

Mirëmbajtja e llogarisë në Bankën Ekonomike më e shtrenjta

Në Bankën Ekonomike duket se kushton më së shtrenjti mirëmbajtja e llogarisë së klientëve. Derisa hapja e llogarisë rrjedhëse bëhet pa pagesë, mirëmbajtja e sajë për persona juridik kushton 1.50 euro në muaj ndërsa për persona fizik 0.75 euro. Për student dhe pensionist ky shërbim është pa pagesë.

Shërbime tjera kogja të shtrenjta duken të jenë edhe ato për pajisjen e klientëve me kartela, pasi ata duhet të paguajnë vetëm për aplikim apo anëtarësim për debit kartel nga 2.50 euro.

Tërheqja e parave të gatshme (CASH) në BEK

Tarifa për tërheqjen e parave në BEK ( në ATM dhe në sportele) –  2 % min. 5 EUR,  2 % min. 5 EUR        2 % min. 5 EUR

Tarifa për tërheqjen e parave në bankomatët e bankave tjera në Kosovë – 2 % min. 5 EUR          2 % min. 5 EUR        2 % min. 5 EUR

Tarifa për tërheqjen e parave në bankomatët jashtë Kosovës –  2 % min. 5 EUR,   2 % min. 5 EUR      2 % min. 5 EUR

Limiti ditor  Numri i transaksioneve në ATM –    10 transaksione     10 transaksione   10 transaksione

Limiti ditor- Shuma e transaksioneve në ATM –          500 EUR                         500 EUR                  500 EUR

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/bankat-rrjepin-qytetaret-ne-sherbime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala