Bajrami e Berjani përplasen për rregullatorin e naftës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreut të naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjanit nuk po i shkon fjala tek bashkëpartiakët. Atij i janë shuar shpresat përfundimisht nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami se do të ketë rregullatorë të çmimeve.

Për çmimin e derivateve të naftës e benzies do tëtë ta vendosin vetë shitësit. Ata këtë do ta bëjën siq duan vetë duke u thirrur në çmimin e tregut.

Këtë e ka thënë vetë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykemete Bajrami për Gazetën Fjala duke treguar se çmimin e derivateve e rregullon vetëm tregu u lirë.

E, në nën tjetër drejtues të Shoqatës së Naftëtarve Kosovës kanë thënë se vetem me anë të një rregullatori do të stabilizohen çmimet e derivateve në vend dhe do të vihet në kontrollë cilësia e arit të zi.

“Mendimi im është që nuk kemi nevojë për rregullator. Në Kosovë, aktualisht janë rreth 40 importues ekonomik të licencuar që merren vetëm me importimin e produkteve të dizelit dhe benzinës. Për shkak të konkurrencës, tregu i karburanteve të naftës në Kosovë është shumë dinamik dhe shpejt e rregullon çmimin e shitjes me pakicë, madje në mënyrë shumë më efikase se sa do ta rregullonte një rregullator. Kjo është dëshmuar me statistika të çmimeve të importit dhe të çmimeve të shitjes me pakicë”, ka thënë ministrja Bajrami.

Sipas saj rregullatori i çmimeve vlen vetëm në disa shtete që nuk kanë kokurrencë të mjafrueshme. Madje, ajo thotë se edhe ato shetet që e kanë pasur një rregullator të tillë e kanë hequr.

“Rregullimi i çmimit maksimal apo i marzhës maksimale të shitjes me pakicë bëhet në disa shtete, dhe atë kryesisht në shtetet që nuk kanë konkurrencë të mjaftueshme, pra në tregjet në të cilat operojnë vetëm një numër i vogël i operatorëve ekonomik. Madje edhe disa shtete që kanë pasur rregullator e kanë derregulluar tregun dhe caktimin e çmimeve të derivateve të naftës ia kanë lënë konkurrencës së lirë të tregut”, ka thënë Bajrami.

E para e MTI-së ka bërë të ditur se ky  institucion ka përgatitur projektligjin për Tregti me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtritshme i cili do të sigurojë që tregu i naftës në Kosovë të jetë cilësor, i sigurt dhe konkurrent.

“… do të lehtësoj procedurat administrative dhe do të bëhet më i zbatueshëm. Por, ky projektligj nuk parasheh mundësinë e krijimit të Rregullatorit të çmimeve të derivateve të naftës”.

Por kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se rregullatori i duhet më së shumti Kosovës .Ai është këmbëngulës në këtë çështje dhe tregon se për këtë ka biseduar edhe me kryeministrin Isa Mustafa.

“Ne kemi kërkuar edhe më herët krijimin e një rregullatori. Këtë e kemi bërë edhe me ministrat e tjerë të MTI, po këtë kërkesë e kemi bërë edhe tek ministrja aktuale Hykmete Bajrami. Me të kam biseduar edhe konkretisht. Por, duket se ajo nuk është e interesuar që ky rregullator të behët. Për këtë çështje kam fol edhe me kryeministrin Mustafa. Mirëpo, deri tani nuk ka asnjë lëvizje”, ka thënë Berjani.

Me këtë rregullator, sipas tij në tregun e Kosovës nuk do të ketë çmime të ndryshme të derivateve nëpër pika të ndryshme të shitjes me pakicë. Nuk do të ketë cilësi të dobët, por edhe sasia e derivateve të blera nga konsumatorët të jetë më e sigurt.

“Rregullatori është kryesori për tregun e derivateve në Kosovë. Një të tillë e kanë edhe shumë vende. Këtë e ka edhe Maqedonia dhe dihet mirë se çfarë çmime dhe cilësie të derivateve ka ky shtet. Ne jemi të mendimit së rregullatori duhet të behët edhe tek ne. Për këtë nuk do të ndalemi dhe do të kërkojmë që ai të behët”, thotë i pari i naftëtarë të Kosovës.

Në Kosovë çmimet e derivateve aktualisht sillën nga 1.08 centë për një litër naftë dhe 1.12 cent për një litër benzinë. Vlen të përmendet se muaj më parë çmimet e derivatevenepërbursatbotërorëpatënshënuarrëietëmadhe. Derisa në vendin tonë ato patën levizur vetëm një kohë të shkurtuër, duke u ngritur sërish.

Në Kosovë ekzistojnë mbi 700 pika të shitjes së derivateve. Derisa, sipas MTI janë rreth 40 importues të licencuar që merren vetëm me importimin e produkteve të dizelit dhe benzinës./Gazeta Fjala/

11756954_1611861305740162_1477616510_o

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/bajrami-e-berjani-perplasen-per-rregullatorin-e-naftes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala