Avdullah Hoti mbetet pa “menaxheren e dallavereve”

Autori:Avdyl Pajaziti

Elmaze Xhema nuk do të mund të ushtrojë më detyrën e menaxheres së prokurorimit në Ministrinë e Financave, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Pas shkeljeve të vazhdueshme të rregullave të prokurimit, Gjykata e tenderëve ka vendosur që asaj t’i merret licenca e punës me 4 dhjetor me arsyetimin se “zyrtarja e prokurorimit në fjalë ka bërë shkelje të vazhdueshme esenciale të dipozitave të Ligjit të Prokurimit Publik”.

Shkelja e fundit që ka bërë Xhema ka të bëjë me tenderin për sigurimin e veturave të Ministrisë së Financave.

Ky tender i ishte dhënë kompanisë ELSIG nga Prishtina më dhjetor të këtij viti dhe kapte vlerën e mbi 19 mijë eurove, pasi procesi ishte kthyer në rivlerësim.

Ishte pikërisht kjo kompani që ishte ankuar me dyshin se ishte eliminuar nga gara pa të drejtë, për ty shpallur pastaj fitues.

Fillimisht, OShP kishte kërkuar nga Xhema qe të anulonte këtë proces pasi që kishte gjetur disa shkelje, por kjo e fundit nuk kishte zbatuar kërkesën.

Por, në vendimin e OSHP-së për tërheqjen e licencës thuhet se Xhema kishte bërë edhe në të kaluarën shkelje të rënda në prokurorim.

Ndër të tjerash, shkelje janë gjetur në procesin tenderues për integrimin e sistemeve softuerike, shërbimet e vlerësimit të pronave të paluajtshme.

Shtypja dhe furnizimi me broshura, billborda, postera, vizitkarta, e të tjera, janë edhe disa shkelje tjera të shefes së prokurimit të MF-së.

Xhemës në të kaluarën, sipas OSHP-së i ishte tërhequr vërejtja por nuk e kishte marrë parasysh edhe në procesin e mbështetjes së komunave për hartimin e zonave komunale dhe Ministrisë së  Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor për hartimin e hartës zonale nacionale.

“Përkundër rekomandimeve dhe konstatimeve të ekspertëve shqyrtues dhe panelit shqyrtues – gjatë trajtimi të ankesave kundër autoritetit kontraktues, Ministrisë së Financave, zyrtarja e prokurorimit në fjalë asnjeri nuk ka bërë përmirësim të performancës por e njëjta ka vazhduar me shkelje të vazhdueshme të dispozitave”, thuhet në arsyetimin e OSHP-së.

Në seancën e datës 4 dhjetor kur u mor vendimi për anulimin e licencës, ishin tre anëtare të panelit të OshP-së në përbërje të Hysni Hoxhës në cilësinë e anëtarit, Tefik Sylejmanit si kryetar dhe Ekrem Salihu në cilësinë e referuesit.

Prokurimi publik në Kosovë vazhdon të jetë i kritikuar edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.  Përmes dallavereve që bëhen në këtë sektor, Kosova humb miliona euro nga buxheti i saj./Gazeta Fjala/

el

el2

el3

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/avdullah-hoti-mbetet-pa-menaxheren-e-dallavereve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala