ATK mbron naftëtarët e pafiskalizuar

Autori:Zekirja Shabani

Procesit të fiskalizimit të kompanive të derivateve nuk po i shihet fundi. Madje, pajisja e tyre me arka speciale, që ka nisur nga viti 2012 është bllokuar komplet. Stopimin e këtij procesi e ka bërë vetë shteti, Administrata Tatimore e Kosovës, e cila edhe u ka dal në mbroje naftëtarëve që s’kanë arka. 

Këtë vendim ATK e ka marr nën pretendimet se janë duke pritur që të hynë në tregë edhe disa kompani të tjera të arkave fiskale, e që sipas tyre me këtë do të behet edhe liberalizmi i tregut.

E ky vendim i këtij institucioni po shihet si antiligjor.

Kestrin Kumnova, zëdhënës i kompanive për fiskalizim thotë se ky veprim i ATK-së është pa bazë ligjore dhe absurd.

“Është absurde të pritet hyrja në treg e kompanive të reja përderisa ekzistojnë kompani që ofrojnë fiskalizim e naftëtarëve. Udhëzimi administrativ obligon naftëtarët të pajisen me këto sisteme fiskale dhe në asnjë nen të tij nuk e parasheh stopimin e procesit për të pritur operimin e kompanive të reja”, ka thënë ai.

Kumnova thotë se përkundër faktit se me ndryshimin e udhëzimit administrativ për arka fiskale është thënë se fiskalizimi i veçantë i naftëtarëve do të kryhet shumë shpejt kjo nuk po ndodh edhe më tutje.

“Fiskalizimi është proces i ndalur. ATK-ja tash e sa muaj po pret operimin e kompanive të reja dhe e ka stopuar këtë proces edhe pse në treg ka kompani me të cilat mund të vazhdohej fiskalizimi i veçantë i naftëtarëve”, ka thënë ai.

Udhëzimi administrative ishte ndryshuar nga Ministria e Financave ne fillim të këtij viti duke u thirrur në kinse monopol në shitjen e arkave fiskale. Mirëpo tashmë Gjykata ka vendosur se nuk ka pasur asnjëherë monopol në arka fiskale. Përgjegjësinë për ndaljen e fiskalizimit për shkak të thashethemeve dikush duhet ta mbajë.

E në institucionin që është kompetentë për krejt procesin e fiskalizimit, Administrata Tatimore e Kosovës nuk pranuar të flasin për vendim. Ata madje nuk i janë përgjigjur shumicës se pyetjeve të dërguar nga Gazeta Fjala.

Në ATK krejt çka kanë thënë është një “rrëfimi i suksesit” për punën e tyre dhe fiskalizimin.

“Fiskalizimi i Bizneseve si proces ka filluar nga muaji Mars i vitit 2010  i cili vazhdon ende. Projekti i fikalizimit  është vetëm një nga shumë projekte  që implemeton ATK-ja dhe jemi në rrugë të mire te implementimit tij, numri i bizneseve të fiskalizuara deri më tani është 23,371 ndërsa numri i pajisjeve elektronike fiskale është 30,166 ku në kuadër të këtyre subjekteve hyjnë edhe kompanitë e derivateve te naftës”.

Në këtë institucion po ashtu kanë treguar se ka vazhduar me inpsktimin e këtyre bizneseve.

“Administrata Tatimore e Kosovës ka inspektorët tatimorë të angazhuar në teren, ku njëri nga shumë aktivitetet e tyre ditore është që të kontrollojnë se a është biznesi i fiskalizuar dhe a lëshon kupona fiskal nga Pajisja Fiskale, aty ku hasin që bizneset nuk janë të pajisura me Pajisje Elektronike Fiskale, janë të obliguar që të zbatojnë Ligjin Nr.03/L-222 konkretisht Nenin 53 të këtij ligji”.

Por drejtori i ATK-së, Nahit Sharku pati thënë për mediat ne vend se rifiskalizimi i naftëtarëve sipas specifiakcionit të ri nga muaj gusht i këtij viti duhet të vazhdohet dhe naftëtarët janë të obliguar ta bëjnë.

“Sa i përket pjesës së pajisjes specifike për subjektet që merren me shitjen e derivateve të naftës, ne kemi pasur disa herë pezullime në kuptimin derisa është përgatitur Udhëzimi i ri. Tani ne kemi bërë përgatitjet e specifikacionit të ri dhe tani në momentin që operatorët e ri të licencuar do të përgatiten me këto rregulla të reja dhe mendoj se që nga muaj gusht ne më nuk do të kemi dilema se a duhet të vazhdohet ajo, sepse kemi rregulla, kemi specifiakcionin e ri teknik, dhe tani obligohen edhe operatorët po edhe bizneset që të vazhdojnë me projektin e arkave fiskale”, ishte shprehur Sharku.

Kurse, kryetari i Shoqatës së Nafterrave të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se fiskalizmimi i pompave të naftës është duke vazhduar. Por, ai ka thënë se tani tregut të Kosopvës do ti shtohen së shpejti edhe disa kompani të arkave fiskale.

“Jo ATK nuk ka ndërpre procesin e rifiskalizimit proceset janë ne vazhdimësi sipas informimit qe kam janë ne proces tri kompani ne licencim dhe shpresojm qe do te licencohen kompanitë e reja tregu do te jetë i hapur dh i liberalizuar qe bizneset do e kenë mundësin qe te zgjedhin operator ma te lir ne treg”, ka thënë Berjani.

Ai madje ka thënë se shumica e kompanive të mëdha kanë edhe arka speciale të vendosura.
“50 kompani janë përafërsisht te pajisura me arka te avancuara”.

Me udhëzimi 12/2009, parasheh që bizneset që merren me tregtimin e derivateve të naftës, të fusin dhe pajisje specifike, që përveç përcjelljes në aspektin financiar, mundësojnë dhe përcjelljen sasiore të derivateve të naftës.

Ky është obligim ligjor, për këto biznese dhe të gjithë ata, që merren me tregtimin e derivateve të naftës, të cilët duhet t’i vendosin këto pajisje specifike.

Deri më tash janë fiskalizuar me sisteme te veçanta  rreth 50 kompani të naftës me rreth 150 pika të shitjes.  Ndërkaq, edhe më tutje rreth 700 kompani mbesin të pafiskalizuara me sisteme të vecanta./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/atk-mbron-naftetaret-e-pafiskalizuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala