Arti, puna që vështirë sjellë para

Autori:Zekirja Shabani

E duan me shpirtë punën që bëjnë, por nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre të bëhen sikur ata.

Profesionit që ja kanë kushtuar jetën, piktorët, aktorët e artistët e tjerë në Kosovë shumë pak ia kanë parë hajrin.

Me paratë që fitojnë nga shitja e pikturave apo angazhimi në teatër disa thonë se mezi mbajnë familjet e tyre. Këta me artin janë të lidhur shpirtërisht ndërsa për të jetuar bëjnë ndonjë punë të dytë.

Se nuk është e lehtë të jeshë artist në Kosovë e ka thënë në rrëfimin e tij për Gazetën Fjala edhe  aktori Muhamed Arifi.

Në mbrëmje atë mund ta shihni teksa luan rolin kryesor në shfaqje të Teatrit Kombëtar, apo në serialin “Stinë dashurie” në RTK, kurse të nesërmen në mëngjes mund t’ua qethë flokët, apo t’ua rruajë mjekrrën në berberhanen e tij afër Hotelit Grand.

“Me aktrim nuk mund të kesh stabilitet financiar. Ka raste kur ke shumë punë dhe ke para, por ka edhe raste kur me muajë të tërë nuk ke asnjë angazhim”, ka thënë Arifi.

Aktorët kosovarë sipas tij janë në gjendje të rëndë, përderisa shumica nga ta kanë një profesion të dytë për të mbijetuar.

Zakja i’a pa hajrin pikturës

Por, ka të tjerë që krijojnë të ardhura të mira nga puna që bëjnë si artist. Për këtë edhe nuk janë pishman për rrugën që kanë zgjedhur.

Një ndër to është piktorja, Zake Prelvukaj, e cila gjithçka që ka nga pasuria e ka bërë me paratë e fituara nga shitja e pikturave.

Ajo tregon për Gazetën Fjala, se pikturën e parë e shiti në vitete e 90’ta për 2500 marka si studente e vitit të dytë në Fakultetin e Arteve.

“Të parën fjalë që më kanë thënë, e cila është shumë me rëndësi edhe të rinjtë ta dëgjojnë, është se “si guxon me vlerësu veten kaq shumë?” Unë kam thënë, kjo është puna ime dhe ia vë çmimin si dua”, tregon ajo.

Dhe pak nga pak, me përkushtimë dhe punë ajo thotë se ka pasur fatin që është pëlqyer nga opinioni, si dhe prej profesorëve gjithashtu.

“Sado që të thotë dikush diçka, kur ma kanë parë mundin, më kanë vlerësuar, dhe mi kanë dhënë rrugët. Ai mund dhe ai vlerësim është bërë që çdo gjë fitohet. Dmth ngjyrat fitohen prej vet ngjyrave, prej vet pikturës, dhe pikturën e kam futur në treg jo në mënyrë komerciale por profesionalizmin në treg”, thotë Prelvukaj.

Pikturën më të shtrenjtë në jetën e sajë e ka shitur 17000 euro, në Johanesburg, e cila edhe është e vendosur me emrin e sajë në këtë vend.

“Mirëpo, kam shitur pikturë 10,000 euro, 8000 euro, kam shitur pikturë edhe 500 euro, poashtu edhe kam falur piktura”.

Shumica e blerësve të Zakes janë të huaj, por ka edhe shqiptarë, ndërsa në përgjithësi janë të pakt ata që vlerësojnë punën që bëjnë artistët.

Megjithatë, atë nuk e zhgënjen ky fakt pavarësisht se pranon që jetesa nga arti në Kosovë nuk është e lehtë.

“… unë po flas për veten time, sot është shumë e vështirë me jetu nga arti, sepse duke e lidhur këtë periudhë 2- vjeçare që e kam kaluar ka ecur mirë, mirëpo për këtë periudhë 20vjeçarë në këto kriza mu më ka ecur mirë, kam shitur mirë paraluftës, kam shitë shumë më mirë pas luftës, tash është mirë por jo në tempo të njejtë, sepse është një krizë, mirëpo emri im është krijuar dhe emri ma shet edhe pikturën”.

Sikur piktorja Kosovare, me të ardhurat që krijon nga arti jeton edhe piktorja nga Bosnja e Hercegovina, Sejla Kameric. Të hënën në mbrëmje ajo ka hapur ekspozitën e saj edhe në Prishtinë.

“Unë të gjitha përfitimet e mija i kam nga arti, dhe mbahem me të. Pa marrë parasysh gjendjen është mirë të bësh atë që të bën të ndjehesh mirë dhe aty ku të fle zemra”, ka thënë Kameric, për gazetën Fjala.

Ajo heziton të flas për shifra konkrete se sa para fiton.

Aktori që nuk ua dëshiron fëmijëve profesionin e tij

Një tjetër aktorë, prezent në shumë shfaqje, filma e projekte tjera artistike është edhe Basri Shala – Virusi.

Tërë jetën ia ka kushtuar këtij profesioni por pasardhësit nuk dëshiron ta ndjekin rrugën e tij.

“Nuk jam pishman, por do mundohem që fëmijët e mi, të orientohen në zanate tjera”.

Ai thotë se në këtë profesion krejt varet se si je i pozicionuar.

“Arti nuk është sport individual, dhe domosdoshmerisht lypset të jesh pjesë e një klani. Nese je pjesë e njërit klan, patjetër je shënjestër e klanit tjetër”, thotë Shala.

Për të jo gjithçka është para. Më e rëndësishme sipas tij është çështja se kah po shkon arti, dhe në veçanti teatri?

“Bordet gjithmonë dhe legalisht janë dorë e ministrit. Jam shumë kureshtarë të di se nga po orientohet politika e teatrit sot. Të gjitha predispozitat më thonë se rruga e artit të kosovës patjetër duhet të shkoj nëpër Beograd. Nëse kjo është veç pak e vërtetë, atëherë kemi problem. Sepse thash në fillim që jo gjithçka është para”, pohon Shala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/arti-puna-qe-veshtire-sjelle-para/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala