Aktakuzë për 270 mijë eurot që u ‘vodhën’ në Bankën për Biznes

Për rastin e zhdukjes së 270 mijë euro për të cilin kishte raportuar Gazeta Fjala në mars të vitit të kaluar tashmë është ngritur aktakuzë.
Këta të dy tashmë do të përballen me gjyqin, për shkak të keqpërdorimit që kanë bërë me mjetet.
Lajmin për aktakuzë e kanë konfirmuar zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.
Besnik Kada zëdhënës në BQK në një përgjigje me shkrim ka thënë se për keqpërdorimet dhe mashtrimet që u janë bërë klientëve, Banka për Biznes kishte denoncuar rastin në Policinë e Kosovës.
“Pas kësaj, Prokuroria Themelore-Departamenti i Krimeve te Renda ka ngritur aktakuze për dy personat e lartpërmendur dhe te cilën e ka dorëzuar ne Gjykatën Themelore ne Gjilan”, tha Besnik Kada.
Klientëve nuk u humbën mjetet
Agim Hoda, në pozitën e drejtorit të kësaj banke dhe një agjent i kredive, dyshohej se kishin kurdisur procedurat për kredi duke u lëshuar kredi disa qytetarëve, të cilëve pastaj ua kanë marrë një pjesë të shumës në emër të pazareve me bankën.
Mirëpo Banka për Biznes ka mohuar që nga kjo situatë të kenë dal të dëmtuar nga aspekti material klientët e saj.
Donika Krasniqi zyrtare për informim e kësaj banke ka thënë për Gazetën Fjala se për shkak të praktikave jo të mira të aplikuara nga ish- stafi i bankës, ka qenë banka ajo që ka rezultuar si palë e dëmtuar.
“Personat përgjegjës për këtë rast janë nën hetime nga ana e drejtësisë. Banka vazhdon te ofroj shërbime cilësore dhe transparente duke vendosur gjithmonë interesat e klientëve ne rend te pare”, tha Krasniqi.
Nga ana tjetër edhe në Gjykatën e Gjilanit e konfirmuan se kjo landë është duke u shqyrtuar.
Sabit Shkodra zëdhënës i Gjykatës së Gjilanit tha për Gazetën Fjala se seanca për këtë lëndë do të zhvillohet me datën 03 qershor.
Përvojat e hidhura të klientëve me bankat
Gazeta Fjala në vazhdimësi ka raportuar për problemet që klientët kanë pasur me bankat komerciale në vend.
Rrahim Kolgeci është pensionist invalidor dhe jeton me familje në Zvicër, por ishte bindur t`i depononte të gjitha mjetet në këtë bankë para se t’ia vidhte menaxheri i bankës.
“Të gjitha kursimet të cilat i kam bërë në Zvicër unë me familjen time gjatë vitit 2008 i kam depozituar në NLB bank, filialja në Suharekë për një afat një vjeçar me interes vjetor 8 për qind. Këto para i kam dorëzuar në kesh drejtorit të NLB-së Burim Ademaj në zyrën e tij”, rrëfen Kolgeci.
Një vit më vonë të njëjtit lidhin edhe një kontratë të re afatizimi. Kësaj radhe në vlerë 200 mijë euro, për afat 1 vjeçar por me interes 1 për qind më të lartë.
Drejtori i degës, i cili tani po gjykohet si i dyshuar kryesor për vjedhje të parave të klientëve bashkë me disa zyrtarë tjerë të Bankës NLB, e kishte bindur Kolgecin që vitin pasues ta rris edhe më tej vlerën e depozitave të afatizuara. /Gazeta Fjala/