AKP shpërfillë kërkesën e Kadri Veselit

Autori:Gazeta Fjala

Me 30 janar në takimin që kreu i parlamentit Kadri Veseli zhvilloi me drejtues të Agjencionit Kosovare të Privatizimit, u dha premtimi se do të bëhen publike listat e të gjithë uzurpatorëve të pronës  shoqërore.

Publikimi i këtyre listave në ueb faqen e Agjencisë, do të duhej të ndodhë brenda dy javësh, e tërë kjo duke u thirrur në emër të transparences që u shpalos pas këtij takimi.

“Çështja e transparencës është shumë rëndësishme dhe në këtë aspekt, brenda dy jave, dhe u morëm vesh që AKP-ja do të bëjë publike listën e personave që kanë uzurpuar pronat publike”, ka deklaruar Veseli.

Mirëpo duket se AKP po shpërfillë kërkesën e kryeparlamentarit, pasi që tha se listat do t`i dërgoj drejt në kuvend.

“AKP-ja do t’ia dërgojë Kuvendit listën e të gjitha shitjeve që kanë qenë me uzurpatorë, pastaj listën e uzurpatorëve aktualë dhe listën e të gjitha shitjeve që janë bërë deri më tani, në mënyrë që publiku të ketë njohuri për asetet që janë shitur në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi.

Gazeta ka kërkuar nga AKP të dijë se pas dërgimit në kuvend kur pritet që ato të bëhen publike në Ueb të AKP-së, mirëpo ende nuk ka marrë një përgjigje nga ky agjencion.

Gjithashtu,  në takimin që u mbajt në fund të janarit është dhënë edhe një afat se kur do lirohen të gjitha pronat e uzurpuara në Kosovë.

Avni Jashari, ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit ekzekutiv në AKP-së, ka thënë se deri në muajin mars të këtij viti të gjitha pronat e uzurpuara do të kthehen nën autoritetin e Agjencisë.

Ai ka treguar edhe për numrin e aseteve të uzurpuara që nga paslufta.

“Deri në nëntor të vitit 2014 kanë qenë rreth 600 asete të shfrytëzuara ose të uzurpuara në mënyrë të paligjshme”, pati thënë ai.

Uzurpatorët

Është raportuar se nga 1303 kontrata të nënshkruara prej fillimit të procesit të privatizimit (në vitin 2002) e deri më tani, janë hiç më pak se 100 ndërmarrje të privatizuara, të cilat kanë ende probleme me uzurpatorë.

Kurse në Prokurorinë e Shtetit nuk e ka qartësuar nëse ka filluar të merret me rastet e uzurpimeve të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat janë privatizuar vite më parë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), por që pronarët e rinj nuk po mund t’i marrin nën menaxhim.

Gazeta Fjala në muajin prill të vitit të kaluar pati raportuar për uzurpatorët e pompave të “INA petrolit”, nëpër Kosovë.

Sipas raportimit  “Petrol Company”, “Dukagjini”, “Niki S” dhe “Besi Petrol” ishin kryesorët, i prijnë listës së uzurpatorëve të pikave të karburanteve të kompanisë “INA” , bashkë me “Kosova Petrolin”, të cilës i janë marrë nga AKP-ja pikat e shitjes nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Uzurpatorët më të fortë se shteti. 

Në media është raportuar edhe për  disa lokale të privatizuara, në qendër të Prishtinës, që janë uzurpuar nga zyrtarë të lartë shtetërorë.

Lokali ku gjendet minimarketi “Egzoni”, që është blerë nga Naser Januzi, vazhdon të mbahet i uzurpuar nga Fahredin Majkovcin, një zyrtar i lartë në institucionet shëndetësore të Kosovës dhe udhëheqës i Degës së Prishtinës në Partinë e Drejtësisë.

Lokali ku gjendet “Bab club” e që ishte privatizuar nga Xhevat Sadriaj, që merret me biznesin e patundshmërive dhe industrinë e sigurimeve në Zvicër, mbahet i pushtuar nga Rrustem Rukolli.

Rrustem Rukolli, bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut.

Edhe inevstitorit Nexhat Kastrati, blerja e lokalit ku ndodhej ndërmarrjes së re “Ylli” në qendër të Mitrovicës prej AKP i kishte dalë me probleme.

Atë vazhdon ta shfrytëzoj Kasim Beqirin dhe Bekim Shytin në të cilin vepron biznesi i marketeve “Florenti”.

Ndaj Bekim Shyti e Kasim Beqiri prokuroria e Mitrovicës ngriti aktakuzë për pushtim e kërcënim. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/akp-shperfille-kerkesen-e-kadri-veselit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala