Dardan Gashi, ku janë 32.5 milionë euro? (Dokumente)

Autori:Avdyl Pajaziti

Besim Dobruna (në foto) është afër pensionimit. Ai, do të donte që të kishte një pensionim të qetë dhe të rehatshëm. Por, ia prishi rehatinë vetes.

I mësuar të kryente punën si duhet për mbi 3 dekada, i dolën probleme të mëdha kur, siç thotë Dobruna për Gazetën Fjala, ishte urdhëruar  nga shefi i tij, Naser Bajraktari (Drejtor i Departamentit të Ujërave), që të bënte raportet financiare për operatorët dhe kompanitë që kishin borxh për shfrytëzim dhe shkarkim të ujit dhe shfrytëzim të inerteve .

Rezultatet i dolën alarmante. Ishin keqpërdorur mbi 32.5 milionë euro, të cilat vazhdonin të ishin në xhepa privat apo publik.

Lumenjtë po degradoheshin, burimet ishin bërë pronë private e kompanive të ndryshme e askush nuk po ndërmerrte diçka.

Kur Dobruna e bëri raportin, u shpërblye me vërejte nga Bajraktari (Shih dokumentin në fund të tekstit ku ceket me centë sa borxh ka secila kompani). Ai lajmëroi ministrin e atëhershëm, Dardan Gashin. As ministri nuk bëri asgjë. Rezulati tjetër ishte largimi i tij nga zyra!

Udhëzimi Administrativ 06/2006 definon qartë se kush çka duhet të paguajë (Linku: http://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=3301). Por, ata vazhdojnë të mos paguajnë asgjë me bekim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)

Tash, Dobruna zotohet se do të dërgojë në gjykatën kompetente padi penale ndaj të gjithë akterëve. “Do ta padis edhe ish ministrin Gashi për mosveprim edhepse ishte në dijeni të keqpërdorimeve”, thotë Dobruna për Gazetën Fjala.

Ai, akuzon rëndë ministrinë në një shkresë të dërguar në Gazetën Fjala.

“Deklaroj   me përgjegjësi të plotë, se në MMPH vepron një grup i krimit të organizuar duke  dëmtuar shëndetin e banorëve të vendit, shkatërrim të resurseve natyrore të Republikës së Kosovës dhe abuzimin e Buxhetit të Kosovës për përfitime private. Deklaroj se MMPH-ja është e privatizuar plotësisht nga grupi kriminel duke dëmtuar shëndetin e popullit, resurset natyror dhe Buxhetin”, ka shkruar Dobruna (shih dokumentin e tretë në fund të tekstit).

Ai ka bërë kalkulimet detaje për secilin borxhli, të cilat i posedon Gazeta Fjala. Në bazë të tyre, borxhliu më i madh del te jetë ndërmarrja sh.p.k. Arbëria që prodhon Ujin e Alpeve. Kjo ndërmarrje sipas Dobrunës ka borxh mbi 9 milionë euro. Vendin e dytë e zë ndërmarrja Fluidi me afro 4.5 milionë euro. Nuk qëndrojnë keq me borxhe ndaj shtetit që nuk po ua kërkon askush as Compact Group që prodhon ujin DEA apo uji Miros që kanë mbi 3 milionë euro borxhe secila.

Kalulimet për shumicën i bëri nga neni 6 i udhëzimit 06/2006.

“ Në rastet kur detyruesi nuk posedon pajisjet për matjen e ujërave të shfrytëzuara ose të shkarkuara, paguan kompenzimin në bazë të të dhënave nga dokumentacioni teknik për sasinë maksimale të cilat kërkohen ose shkarkohen në proces me kapacitet të plotë”, thotë ai nen.

Dobruna vazhdon të përballet me lloj lloj presioni, ujërat e Kosovës vazhdojnë të degradohen skajshmërisht, ndërsa pjesa dërrmuese e kompanive vazhdojnë të mos paguajnë asnjë cent./www.gazetafjala.com

Ju lutem kontaktoni në: [email protected]

Borxhet e kompanive dhe operatorëve të llogaritura nga Besim Dobruna në baze të UA 06/2006:

1.12445789

 

 

Lertra e plote e Dobrunes:

 

NËSE DENONCON PËR KEQPËRDORIM,  KËSHTU E PËSON !

 

Në takimin e rregullt javor me drejtorin e DU-së dhe udhëheqësit e tjerë të divizionit brenda Departamentit të Ujërave të mbajtur me datë 08. Korrik 2013, përveç diskutimeve tjera u diskutua edhe rreth detyrimeve financiare të operatorëve dhe kompanive të cilat shfrytëzojnë resurset ujore.  Duke diskutuar rreth kësaj teme mes tjerash drejtori i Departamentit Z. Bajraktari, me urdhëroj gojarisht për përgatitjen e vendimeve financiare, lidhur me pagesat (detyrimet financiare), respektivisht borxhet që kishin kompanitë dhe operatoret tjerë për sasinë e shfrytëzimit, shkarkimit të ujërave dhe shfrytëzimit të inerteve.

Pas atij takimi ditëve në vijim, grumbullova të gjitha të dhënat  mundshme dhe fillova punën. Më pastaj duke përpunuar dhe analizuar të dhënat (bazuara në të dhënat zyrtare) tek unë, u krijua një përshtypje e cila në përfundim të analizës, rezultoi të jetë një konstatim i saktë i cili kishte të bënte me shkelje ligjore që vlerësohet në rangun e veprës penale për faktin se buxheti i Republikës së Kosovës, për shkak të mosveprimit nga menaxhmenti i MMPH, duke filluar nga Drejtori, Sekretari e deri te Ministri, me këtë rast kanë dëmtuar buxhetin mbi 32 miliona Euro.  Theksoj që  drejtori N. Bajraktari  me urdhere gojore e ka ndepre perpillimin e Vendimeve financiare.

 

Duke u bazuar në nenin 9. të  Rregullores Nr. 02/2011, dhe  nenit 8; 386; 388  të  Kodit Penal i Republikës së Kosovës (Nr. 04/L-082),  dhe  analizës  së shënimeve, me date 02. Shtator 2013, kam vepruar si denoncues  i shkeljeve ligjore për këtë rast, si dhe për ndërtimin e gjashtë plazheve në liqenin e Batllavës dhe në mbrojtje të ligjit, kam lajmëruar me shkrim  ish ministrin e MMPH-së  Z. Dardan Gashi. Ish ministri Z. Gashi,  e vë në dijeni Z. Bajraktari për informimin e bërë nga unë në lidhje me dëmtimin e buxheti të Republikës së Kosovës, sipas mosveprimit nga menaxhmenti i MMPH-së lidhur me obligimet financiare nga operatoret për shfrytëzim të resurseve ujore.

 

Me datë 04. Shtator 2013, drejtori i DU–së, në prezence të gjithë stafit te DU-së tha dhe kërkoi të dijë se kush e ka lajmëruar ministrin lidhur me çështjen  dhe shkeljet ligjore. Të ndodhur në këtë situatë unë i thash që Besim Dobruna (unë)  e ka lajmëruar ministrin.

 

Me datë 13. Shtator. 2013, drejtori i DU–së me jep një vërejtje me shkrim (e cila u konsiderua nga unë si hakmarrje dhe frikësim që drejtori tentojë të bëjë ndaj meje në mënyrë që unë të heshti dhe mos t’i bëjë publike shkeljet ligjore dhe mosveprimet e tij ).

 

Me datë 12. Tetor 2013 (në afat ligjor) paraqes ankesë në Komisionin e Ankesave ne MMPH.

 

Ende pa marrë vendim Komisioni i Ankesave, Drejtori i Departamentit të Ujërave Z. Naser Bajraktari, më paraqet në Komision Disiplinor. Arsyetimi i fletëparaqitjes ka qenë që 4 ditë të pushimit mjekësor  që i kam kompensuar me pushim vjetor dhe që nuk jam lajmëruar. Unë e kam  informuar drejtorin për mungesë dhe për kompensim të mungesës, mirëpo drejtori duke mos reaguar në konfirmimin e pranimit të njoftimit dhe  me datë 14.02.2014, me pas afërsisht 30 ditë heshtje në mënyrë të qëllimtë, hakmarrëse dhe kundërligjore ka vepruar kundër meje.

Mungesat prej 4 ditësh janë për shkak të sëmundjes kronike të bronkitit. Me këtë rast e kam njoftuar drejtorin e Departamenti të Ujërave Z. Bajraktari, përmes postës elektronike (E-mailit), dhe njëkohësisht e kam njoftuar edhe asistenten Znj. Fatmire Mani. Bashkangjitur në deklaratë janë edhe E-mailat e dërguara. Provat janë verifikuar nga Komisioni Disiplinor dhe prej dëshmitarëve dhe  janë në dispozicion në  adresë (E-mailit: [email protected]) .

 

Mirëpo drejtori Z. Bajraktari ka refuzuar ta nënshkruajë  formularin për pushimin mjekësor pas afërsisht prej 35 ditë.

Theksoj që  në vijimësi në MMPH, ka ekzistuar një praktikë e kompensimeve të  mungesave nga puna me ditë të marra nga pushimi vjetor.

Me dëshmi të dëshmitarëve në Komision, është verifikuar se unë e kam informuar eprorin për mungesën në punë sipas ligjit.

Komisioni Disiplinor i MMPH-së  me datë 07. Prill 2014, nxjerrë vendim që unë, Besim Dobruna të largohem nga Zyra  dhe të mos kem të drejtë të avancohem për periudhën prej 5 vjet.

Kundër këtij vendimi paraqes ankesë me datë 06. Maj 2014.

  Po ashtu Komisioni i Ankesave në MMPH merr vendim identik kundër meje, ashtu si  Komisioni Disiplinor.

Me datë 04. Korrik 2014, vendosi të ankohem në Këshillin e Pavarur të Mbikëqyrësve Civil (KPMC).

Me datë 14.08.2014.   KPMC –ja, nxjerr vendim i cili

Vendimi i KPMC është në favor timin (kthimi i Besim Dobrunës në vendin paraprak të punës), por Ministria mua nuk më informon për muaj të tërë dhe në atë periudhë  Drejtori bashkë me Sekretarin me vendim emërojnë UD në pozitën time dhe hapin një pozitë tjeter të ngjashme të punës 2 zyrtarë : një nga Departamenti i Ujërave dhe një nga Departamenti i Mjedisit duke bërë shkelje pas shkelje ligjore. Pasi të krijohen shumë pakënaqësi brenda Departamenti të Ujërave, dhe unë prapë bëj ankesë në Komisionin e Ankesave, Ministria vendosë të shpallë konkurs për avancim të brendshëm, përsëri më një sërë shkeljesh ligjore të cilat i keni të sqaruara !

 

Me datë 30 Prill 2014, bëj kërkesë për pushim vjetor (5 ditë) . Drejtori, Z. Naser Bajraktari nuk më aprovon pushimin vjetor (e drejtë elementare e nëpunësit civil).  Më 17 Qershor 2014,  bëj kërkesë me shkrim të Sekretari i përhershëm i MMPH, për pushim vjetor për  10 ditë punë.  Edhe ai nuk e aprovon pushimin dhe ky pushim më humb.

 

Unë kam pësuar shumë në aspektin shëndetësor (prej stresit të lartë, poshtërim dhe torturë psikologjike, etj) nga terrori psikologjik apo siç quhet në literaturë, nga  mobingu i bërë nga Naser Bajraktari  dhe Sekretarit të MMPH-së të cilat mund t’i dëshmoj.

Duhet pasur parasysh se Z. Naser Bajraktari, qe nga viti 2009 ka ushtruar presion ndaj meje (psh. paraqitja vërejtjes  gojore  duke bazuar ne shpifjet  prej  Z. Bajraktari) dhe ndaj disa zyrtarëve te Departamentit te Ujerave te cilët mund edhe t’i konsultoni.

Rasti im, është shembull çka i pret njerëzit qe vepronin sipas Kodeksit, ligjit dhe moralit në Kosovë.

Duke mbrojtur  shëndetin mbi 400.000 banor prej  ujërave të ndotura  nga Batllava dhe   Buxhetin e Kosovës  për minimum 32 milion €, unë si  raportues për veprat kriminale sipas ligjit të Republikës së Kosovës.

Deklaroj   me përgjegjësi të plotë, se në MMPH vepron një grup  i organizuar i krimit

duke dëmtuar shëndetin e banorëve të vendit, shkatrrim të resurseve natyrore të Republikës së Kosovës dhe abuzimin e Buxhetit të Kosovës për përfitime private. Deklaroj se MMPH-ja është e privatizuar plotësisht   nga grupi kriminel duke dëmtuar shëndetin e popullit, resurset natyror dhe Buxhetin.

 

Sipas gjendjes aktuale, unë për denoncim  si zyrtar dhe qytetar i ndershëm dhe me  moral  të qytetarit,  duhet  t’a  paguaj i vetmi  çmimin me shëndet dhe me stres permanent dhe njëkohësisht grupi i krimit te organizuar nuk  jep përgjegjësi  para ligjit!!!

 

Si denoncues,  unë jam  keqtrajtuar  sipas ligjit (neni 198. të Kodit Penal)  gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe nga grupi i organizuar kriminel ne MMPH dhe  jam i tortuar. Provat janë si psh., cenimi i së drejtjes për ushtrimin e mjetit juridik (neni 208. të Kodit Penal)  në katër raste dhe  drejta për shfrytëzimin e pushimit vjetor!!!

Në MMPH  jam i punësuar prej vitit 2003

 

Unë me  datë 03. Gusht 2015 i përmbushi  kushtet për pensionim.

 

 

Dëshmitë :                                                                             

  1. Vendimi i komisionit për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave;
  2. Vendimi i komisionit disiplinor;
  3. Ankesa kundër Vendimit të Komisionit Disiplinor të MMPH-së;
  4. Ankesa kundër Vërejtjes më shkrim;
  5. Deklarata;
  6. Fotokopja e E-maileve njoftues të dërguara për drejtorin ;
  7. Njoftimi i vërejtjes gojore ;
  8. Njoftimi i vërejtjes me shkrim;
  9. Analiza e mosveprimit të DU-ës;
  10. Kërkesat për procesverbalet;
  11. Ankesa kundër  mosmiratimit të kërkesës për pushim vjetor  të vitit 2013;
  12. Letra për Ministrin e MMPH-së lidhur me plazhet në Batllavës.
  13. Raportet mjeksore

 

Me respekt,

Besim Dobruna

________________________________

 

Prishtinë, 2015

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/7277-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala