65 vjeçarët që nuk tërhiqen nga postet

Autori:Gazeta Fjala

Sabri Hamiti nuk ulet në të njëjtën kafene ku shkon çdo ditë Hasimi.

Ai nuk luanë shah, as nuk e kalon gjysmën e ditës me shokë në ndonjërën prej çajtoreve të kryeqytetit.

Të dy kanë të njëjtin profesion e janë në moshë të pensionit.

Në vend që të rrëfejnë përvojat e tyre në kafe siç bënë Hasimi ata vazhdojnë rrjedhën e tyre të punës edhe pse janë 65 vjeçar e më shumë.

Hasimi tregon përvojën e tij në arsim, në atë botë pensionimi ka qenë 61 vjeç.

Pensionisti që ka punuar në arsim thotë se ia ka lënë vendin e punës shoku të tij i cili ishte më i ri në moshë.

“Kam punu boll, në vend temin erdhi ni shok i imi ma i ri se unë ai edhe tani punon aty “, tregon ai.

Derisa Hasimi kujton ditët e tij të punës disa kandidatë që kanë përmbushur kushtin për pension, moshën 65 vjeçare, ende vazhdojnë ta mbajnë vendin e tyre të punës.

Ndër kandidatët 65 vjeçar është edhe profesori në “Fakultetin Filologjik” dhe deputeti Sabri Hamiti, ai nuk i ndan përvojën e tij të punës me pensionistë të shoqëruar me çaj e shah por ndjek të njëjtën rutinë si para të mbushë 65 vjeç.

Sabri Hamiti sipas deklarimit në AKK, shkruan se merr 23 mijë e 291 euro pagë nga Kuvendi i Kosovës, shtesë mujore nga Akademia e Shkencave 14 mijë e 200 euro në vit si dhe nga angazhimi në UP pagë mujore 50 përqind të pagës 5 mijë  835 euro në vit.

sabri hamiti

Arifi merr mijëra euro në vend të pensionit

Kryetari i bashkësisë së sindikatave të Kosovës Haxhi Arifi i cili festoi ditëlindjen e 65 dy vite më parë nuk pret në radhën e bankave për të marrë pensionin prej 140 eurove.

Edhe pse thirret si i mbrojtës i të drejtave të punëtorëve ai nuk e lëshon këtë pozitë edhe pse bie kundërshtim me ligjin. Arifi përveç kësaj detyre është edhe anëtarë Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Haxhi Arifi sipas deklarimit të vitit 2015 në Agjensionin Kundër Korrupsion ai nga postet që mbanë paguhet goxha mirë.

Merr 7 mijë e 164 euro pagë vjetore nga BSPK, plus 14 mijë e 862 euro tjera pagë vjetore nga AKP.

Për dallim nga Arifi i cili nuk e lëshon pozitën e tij dhe nuk i frekuenton kafetë e pensionisteve moshatari i tij Hasani thotë se nuk është e drejtë që disa individë t’i mbushin 65 vjet e të vazhdojnë të punojnë.

“Boll kemi punu ne, nuk bënë që në moshën 65 vjet të vazhdojmë punën e 200 veta të rinjë të diplomuar të presin në rend”, tregon Hasani.

haxhi-arifi

Në kafene e pensionistëve mungon edhe Adem Demaj që vazhdon të jetë profesor në “Fakultetin e Bujqësisë”, edhe pse ai e ka prerë tortën e ditëlindjes së 65-të.

Moshatari i Demaj që vazhdon ende të punojë është Fehmi Krasniqi profesor në “Fakultetin e Inxhinerisë  Mekanike”.

Listës së 65 vjeçarëve i është bashkuar edhe Muharrem Shala anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Përderisa këta 65 vjeç vazhdojnë të mbesin pjesë e listës se të punësuarve, vendet e  punës po mbesin të mangëta për studentët e diplomuar.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës çdo vit diplomojnë rreth 5 mijë studentë të rinjë.

Në periudhën 2013/2014 sipas ASK numri i të diplomuarve ishte 7 mijë e 621, 6 mijë e 628 prej tyre të diplomuar në bachelor .

Duke i referuar statistikave të ASK-së shkalla e papunësisë së të rinjëve prej moshave 15-24 vjeç është 61.0 përqind.

Në këtë përqindje nuk është llogaritur edhe pjesën tjetër të të rinjëve që nuk janë përshirë në statistika.

65 vjetarët e këtij viti

Moshën 65 vjeçare gjatë këtij viti pritet ta mbush edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i cili gjithashtu është profesor në Fakultetin Ekonomik.

Isa-Mustafa-1q

65 qirinjtë mbi tortë do t’i fryje edhe Fatmir Sejdiu kolegë nga partia e Mustafës si dhe ish president i Kosovës.

Edhe ai sikurse Mustafa vazhdon të ligjëroj në “Fakultetin Ekonomik”.

Në Kosovë ligji për pensione bazike thotë se mosha për përfitimin e  këtij pensioni është 65 vjeçare.

Gjithsej numri i këtyre pensionistëve që marrin pensione bazike të moshës sipas komunave është 130 mijë e 320.

Përkundër  kësaj moshe që është e rezervuar për statusin e  pensionistit, disa kandidatë për pension në kontot e tyre nuk marrin pagën pensionale por vazhdojnë të mbajnë epitetin e të punësuarit edhe pse mosha e tyre kam kaluar 65-tën. /Gazeta Fjala/ (Natyra Rushiti)

98741087SG006_KOSOVAR_PRESI

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/65-vjetaret-qe-nuk-terhiqen-nga-postet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala