16 vjeçarët kosovarë përdorues të kanabisit

Autori:Gazeta Fjala

Numri i përdoruesve të drogave po rritet nga viti në vit në Kosovë.

Ata që e nisën nga kureshtja dhe naivitetit si të rinjë për të eksperimentuar droga të lehta sot janë pishman dhe kërkojnë ndihmë për t’u shëruar.

Të tillë janë rreth 1017 persona, përdorues problematik jenë të regjistruar në qendrën rehabilituese “Labyrinth”.

Por, një numër edhe më i madh i kosovarëve shpesh i japin fund jetës nga mbidoza pa gjetur shërim nga droga që në Kosovë sipas të dhënave niset të përdoret nga të rinjët që nga mosha 16 vjeçare.

Kjo, zyrtarisht është mosha mesatare e përdoruesve të drogave në vend.

Mirëpo për trajtim të përdoruesve të narkotikëve, Kosova ende nuk ka një qendër rehabilituese, ku mund të trajtohen këta persona, që deri më tani janë duke marrë vetëm trajtime ditore.

Qendra rehabilituese, “Labyrinth”, e cila merret me rehabilitimin e perdoruesve të drogës në baza ditore ka thënë për Gazetën Fjala se mosha e  tyre është mjaft shqetësuese. Ata fillojnë përdorimin e drogës që nga mosha 16 vjeçare. Sipas kësaj qendre droga më e përdorur është kanabisi dhe si e tillë ajo konsumohet më së shumti në klubet e natës.

“Mosha mesatare e fillimit të përdorimit është 16,5 vjeç. Droga më së shumti e përdorur është Kanabisi, jo vetëm në Kosovë por edhe anembanë botës, pastaj vjen kokaina dhe drogat e klubeve të natës”, kanë thënë zyrtarë të qendrës rehabilituese “Labyrinth”.

Për vitin 2014 dhe 2015 numri i përdoruesve të drogës në këtë qendër është 111 përdorues. Regjionet të cilat po përfshihen më së shumti në problematikën e drogës, është regjioni i Prishtinës më pastaj vjen Prizreni, si dhe regjioni i Mitrovicës.

Por numri i të arrestuarve për kontrabandim me narkotikë nga Policia e Kosovës gjatë vitit 2015 ka shënuar ulje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Gjatë vitit të kaluar Policia e Kosovës ka arrestuar 432 persona  në 405 operacione të ndryshme. Prej tyre janë shkatërruar  11 grupe kriminale, raporton Gazeta Fjala. Nga kjo për vitin 2015 nga policia e Kosovës në të gjthë territorin e saj ka asgjësuar më shumë se 2557 bimë të drogës kanabis, e cila njihet si droga më e përdorur në Kosovë.

Dëshira për të provuar ndjenjen që shkakton konsumimi i drogave, niveli i ulët i edukimit në shoqërinë tonë, mungesa e programeve vetedijësuese për të rinjët, mungesa e perspektives,  mos organizimi i jetës shoqërore në vend, niveli i lartë i papunësisë,  janë faktorët kryesor që sipas sociologut Leutrim Sahiti i shtyejnë të rinjët të konsumojnë drogë.

“Shqetësues edhe më teper mbetet fakti që Kosova është vend tranzit i drogave, dhe të rinjët lehtë mund ti gjejnë ato”, thotë Sahiti.

Sipas tij, dëshimi e përdorimit të drogave nga kosovarët janë edhe ekzistimi i vendeve të caktuara në qendër të Prishtinës të cilat janë pikë-takime të përdoruesve të drogës.

“Policia e Kosoves i di këto vende dhe do të ishte shumë më efikase nëse do të kishte me shumë operacione policore në këto vende”, ka thënë Sahiti. Ai u ka bërë thirrje instituvionëve të Kosovës që të jenë më efikase në luftimin e kësaj dukurie.

“Institucionet tona duhet të bëjnë shumë më shumë në reduktimin e numrit të konsumuesve të drogës, edhe pse nuk kemi shifra të sakta, meqë konsumuesit nuk lajmrohen në institucionet përkatëse, ose lajmrohen tek në fazen e fundit të konsumimit”, ka thënë për Gazetën Fjala, Leutrim Sahiti. Ai propozon që në shkolla duhet instaluar rolin e psikologut dhe sociologut në kurrikulën shkollore në mënyrë që të bëhet më lehtë  menaxhimi i jetës së të rinjve që ata të largohen  nga rruga e erret e konsumimit të drogave.

Por, kohëve të fundit në treg po hyjnë lloje të reja të drogave, të cilat sipas zyrtarëve shëndetësorë, janë me rrezikshmëri të lartë.  Substanca narkotike më e re në treg, e quajtur GHB (Hydroxybutyric acid), po përdoret nga të rinjtë në masë të madhe.

Qeveria e Kosovës, së fundmi, ka miratuar një strategji për periudhën kohore 2012-2017, në kuadër të drogave, luftimit të krimit të organizuar, terrorizmit dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror.

Sipas zyrtarëve të lartë qeveritarë, përmes kësaj strategjie, autoritetet vendore synojnë të reduktojnë përdorimin e drogave dhe dëmet që sjell me vete kjo dukuri. /GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/16-vjecaret-kosovare-perdorues-te-kanabisit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala