1303 kreditorë për Trepçën

Autori:Zekirja Shabani

Gjithsej 1303 aplikacione ka pranuar Agjencia Kosovare e Privatizimit si kërkesa kreditore ndaj ndërmarrjes “Trepça”.

Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit më 30 dhjetor 2013 ka përfunduar afati i pranimimit të kërkesave kreditore, i cili afat ishte publikuar në media vendore dhe ndërkombëtare.

“Gjatë afateve ligjore, në AKP, në cilësinë e administratorit, kanë ardhur dhe janë regjistruar kërkesat e parashtruara nga pretenduesit kreditorë numri i të cilave është 1303 aplikacione”, ka bërë me dije Ylli Kaloshi, për Gazetën Fjala.

Prej këtyre aplikacioneve 2 janë kërkesa kolektive të punëtorëve të Trepçës. Që do të thotë që ndërmarrja u ka mbetur borxh edhe punëtorëve.

Në bazë të aplikacioneve të dorëzuara nga pretenduesit  borxhi që pretendojnë të gjithë pretenduesit kreditorë figuron në shumën rreth 1.4 miliard euro.

AKP bënë me dije se kjo shifër tash për tash është vetëm pretendim i kreditorëve, për shkak se vërtetimi i pretendimeve kalon nëpër proces gjyqësor pas kalkulimit të bërë nga administratori-AKP.

Pra, kërkesat e pretenduesve kreditorë akoma nuk janë shqyrtuar, prandaj është herët të flasim me shifra për kreditorë dhe për obligime, apo borxhe ndaj tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/1303-kreditor-per-trepcen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala