Analisti serb sheh mundësinë e kompromisit sot në Bruksel

Analisti politik Dushan Janjiq ka deklaruar sot lidhur me raundin e ri të bisedimeve në Bruksel, se ekziston mundësia e kompromisit dhe se problemet mund të zgjidhen.
“Pres që sot të hidhet parafi për katër marrëveshjet dhe se do të zhbllokojnë rrugën e Serbisë drejt negociatave”, ka thënë Janjiq për TV Pink, transmeton qik.
Sipas Janjiqit, serbët me asociacionin fitojnë shumë, një lloj forme të vetorganizimit, por se kjo nuk mjafton dhe se në fazën tjetër duhet biseduar për autonominë kulturore dhe personale të Asociacionit (Zajednice), për garantimin e të drejtave të Kishës ortodokse serbe dhe trashëgiminë, ndërsa çështje kyçe do të jetë prona.
“Prej sot, nëse vihet parafi, fillon procesi prej gjashtë muajsh në të cilin Asociacioni do të vendoset, kurse nga fundi i vitit të ardhshëm mund të masim atë vërtet sesa u ka dhënë njerëzve”, ka thënë Janjiq.
Ai konsideron se Serbia patjetër duhet dhe mund t’ia dalë që serbët në Kosovë të kenë atë që kanë shqiptarët ne Serbi