Analistët: Pezullimi i Asociacionit nuk e zgjidh krizën politike

Autori:Avdyl Pajaziti

Analistët politikë Belul Beqaj dhe Artan Muhaxhiri kanë vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shqiptimin e masës së përkohshme, me të cilën suspendohet zbatimi i parimeve të marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk do t’i kontribuojë tejkalimit të krizës politike.

Beqaj ka thënë se vendimi i Kushtetueses nuk është i pavarur dhe profesional, por, sipas tij, është modus ‘vivendi’ për ta shpëtuar veten gjykata, duke mos i ngacmuar palët.

Ndërsa, Muhaxhiri tha për ‘Epokën e re’ se opozita edhe pas këtij vendimi s’do ta ndryshojë qasjen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analistet-pezullimi-i-asociacionit-nuk-e-zgjidh-krizen-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala