Amnesty International kërkon hetime për veprimet e Policisë ndaj opozitës

Autori:Gazeta Fjala

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International ka kërkuar hetime për aksionet e fundit të Policisë së Kosovës, në lidhje me arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së shtunë.

“Nga fotot dhe videot që kemi parë duket se Policia e Kosovës përdori forcë të tepërt gjatë operacionit për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes në zyrat e kësaj partie gjatë ditës së shtunë”, ka thënë Sian Jones, hulumtues i Amnesty International për Kosovo 2.0.

“Ne jemi në proces të mbledhjes së informatave të mëtutjeshme, por i bëjmë thirrje Mekanizmit Parandalues Nacional që menjëherë të hapë hetime mbi sjelljen e policisë, dhe çdo akuze individuale për keqtrajtime”, ka thënë Jones më tutje.

Gjatë të shtunës rreth 97 aktivistë të Vetëvendosjes ishin arrestuar, ndër ta edhe deputeti Albin Kurti. Kurse edhe gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar disa deputetë të opozitës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/amnesty-international-kerkon-hetime-per-veprimet-e-policise-ndaj-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala