Amerikani me origjinë serbe: “Fatkeqësia ime serb”

Një amerikan me origjinë serbe në blogun e “My Serbian misadventure”, tash e disa vjet disa vjet boton tekste jo të mira për Serbinë, ankohet portali i Beogradi 24 sata.
Ai, për shkak të punës, ka qenë “i detyruar” të shkojë në vendin nga i ka rrënjët, por megjithatë, thotë ai, e urren këtë vend.
Në 15 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, blogisti ka treguar se si e sheh Serbinë me lot.
“Serbia është sikur djaloshi që nuk mund ta anashkalojë faktin se e dashura e ka braktisur, se është zhvendosur dhe se e ka ftuar policinë. Tani, 15 vjet pas, ai qëndron, i papunë në banesë, qan pse e dashura e tij ka qenë aq bushtër”, ka shkruar ai, transmeton Koha.net.
Duke shkruar më tej, ai mohon që “Beogradi të jetë vënë në listën e qyteteve me jetën më të mirë të natës”.
Ai thotë se “serbët janë në ekstazë kur dikush shkruan për Serbinë e në shkrim të mos jenë përmendur fjalët ‘gjenocid’, ‘pastrim etnik'”.
Blogeri, emri i të cilit nuk jepet, përmend probleme t e serbëve:
“Serbët janë asocialë. Askush nuk flet me askënd, pos me njerëzit e grupit të vet”.
Ky amerikan, me origjinë serbe, e potencon 24 sata, thotë se “serbët nuk kanë kufi kur shprehin keqardhje ndaj vetes”, ndërsa e ka sulmuar edhe tenistin Novak Gjokoviq të cilin ka thënë “Fatkeqësia ime serb – My Serbian misadventure”.