Amerikanët vrasin xhihadistin e famshëm britanik të ISIS

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se janë të 99 për qind të sigurt se kanë vrarë militantin e ISIS përmes një sulmi të telekomanduar në Raka, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët e mbrojtjes amerikanë kanë thënë se ata janë pothuajse të sigurtë se kanë vrarë militantin e njohur britanik, xhihadistin Gjoni në një sulm me dron.

Mohammed Emwazi, i cili u shfaq në një seri videosh të gjakosura propagandistike që tregojnë prerjen e kokave të gazetarëve dhe punëtorëve humanitar vitin e kaluar, ishte në shënjestër natën e kaluar në fortifikatën e ISIS, Raka.

Nuk ka pasur konfirmim zyrtar të vdekjes së tij, por një zyrtar i lartë ushtarak amerikan i tha Fox News: “Ne jemi 99 për qind të sigurt se e kemi vrarë atë”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/amerikanet-vrasin-xhihadistin-e-famshem-britanik-te-isis/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala