Amerikanët dënojnë dhunën në Kuvend, ftojnë palet për dialog

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Sipas Presidencës, presidentja Jahjaga informoi Yeen se ajo ka referuar Parimet e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, pas konsultimeve me partitë politike, për të kërkuar interpretim të përputhshmërisë së Parimeve të asociacionit me Kushtetutën e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Presidentja theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve me fokus në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara nën ndërmjetësimin e BE-së si kusht i përparimit drejt Bashkimit Evropian”, thuhet më tej në komunikatën e dërguar nga Presidenca, duke shtuar se Yee dënoi përdorimin e dhunës në Kuvendin e Kosovës dhe ftoi palët që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e bllokadës përmes dialogut dhe mirëkuptimit.

“Ai tha se pamjet në Kuvend dëmtojnë procesin e integrimit të Kosovës. Zëvendës Ndihmës Sekretari shprehi përkrahjen e tij për vendimin Presidentes për referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të siguruar përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës dhe për t’i dhënë kredibilitet rezultateve të dialogut”, përfundon komunikata e Presidencës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/amerikanet-denojne-dhunen-ne-kuvend-ftojne-palet-per-dialog/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala