Amerika ndihmon FSK-në

Autori:Avdyl Pajaziti

Ushtria amerikane do të vazhdojë ta përkrahë Forcën e Sigurisë së Kosovës. Këtë mbështetje e ka konfirmuar Komandanti i Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali i Flotës Ushtarake Detare të SHBA-ve, Mark E. Ferguson III.

 

Ai gjatë një takimi që ka zhvilluar me Komandantit e FSK-së, Rrahman Rama ka shprehur kënaqësinë për vizitën në FSK.

Kurse, Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ee njoftoi admiralin Ferguson, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, në të gjitha fushat, bashkëpunimin që ka me shumë shtete si dhe pjesëmarrjen e FSK-së, në ushtrime dhe trajnime regjionale dhe ndërkombëtare, thuhet në komunikatën e FSK-së.

“Komandanti i FSK-së, e njoftoi admiralin Ferguson më gjerësisht me zhvillimet aktuale në FSK, duke u fokusuar tek procesi i transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

gje1

Në këtë takim Komandanti i FSK-së shoqërohej nga gjeneral brigade Zymer Halimi, kolonel Ilir Qeriqi dhe Major Berat Shala. Admirali Ferguson në takim shoqërohej edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta, koloneli Kay Hasson, zoti Xhef Firing (Jeff Fearing) si dhe zyrtarë dhe oficerë të tjerë të lartë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/amerika-ndihmon-fsk-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala