Ambasadorja Viets: Veprimet e opozitës janë të papranueshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets, ka thënë se Kosova nga viti 2008 ka bërë përparim të madh, por sipas saj, sfida për institucionet e Kosovës mbeten luftimi I korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Viets ka deklaruar për Epokën e Re se me krijimin e Qeverisë së re, janë krijuar mundësi të mira për zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Duke folur për migrimin e qytetarëve të Kosovës, ajo ka bërë me dije se shanset për të kërkuar azil në Gjermani janë pothuajse zero.

Viets ka folur edhe për situatën politike në vend, përkatëisht bllokimin e Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës.

Ajo ka thënë se opozita mund të japë mendimin e vet në parlament por ka thënë se është e papranueshme ta sulmojë me vezë kryeministrin e Kosovës.

“Me ëtë veprim, opozita e bën veten jo të besueshme, njëkohësisht e bën jo të votueshme për elektoratin”, ka thënë Viets

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadorja-viets-veprimet-e-opozites-jane-te-papranueshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala