Ambasadorja gjermane: Ata që kërkojnë zgjedhje janë të papërgjegjshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë Angelika Viets ka reaguar ndaj thirrjeve për zgjedhje të parakohshme në vend duke thënë se kjo do të ishte një skenar i keq për Kosovën. Viets ka theksuar se në rast të zgjedhjeve Kosova do të harronte liberalizimin e vizave ndërkohë që ka theksuar se ata që kërkojnë zgjedhje po e bëjnë për shkak të ambicieve personale.

Opsionin e zgjedhjeve të parakohshme e ka hedhur poshtë edhe Ambasadori i SHBA’ve Greg Delawie, i cili ka thënë se kosovarët do të votojnë më 2018.

Por, ja çfarë shkruan ambasadorja gjermane.

“Jam e brengosur për shkak të zërave të papërgjegjshëm që po thërrasin për zgjedhje të reja- edhe pse Kosova ka një qeveri funksionale me një shumicë të qartë në Parlament. Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe bllokadës 6 muajshe ku Kosova në shumë aspekte shkoi shumë prapa, kjo do të ishte një skenar i keq për popullin e Kosovës. Politikanët janë përfaqësues të zgjedhur dhe duhet ta nxjerrin mirëqenien e popullit dhe vendin e tyre përpara interesave dhe ambicieve personale. Unë vetëm mund të them diçka: Me zgjedhje të reja të parakohshme Kosova mund të harrojë liberalizimin e vizave dhe vullnetin e donatorëve, investitorëve dhe të diasporës” ka thënë Ambasadorja në mesazhin e saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadorja-gjermane-ata-qe-kerkojne-zgjedhje-jane-te-papergjegjshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala