Ambasadorja Daviet: Puna në Kuvend duhet të fillojë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadorja e Francës në Kosovë Maryse Daviet, thotë se opozita nuk duhet ta pengojë edhe më tutje punën në Kuvend.

Ajo ka thënë se të gjithë ambasadorët në Kosovë, janë të pajtimit se puna në Kuvendin e Kosovës nuk duhet të bllokohet dhe se dhuna është e papranueshme.

Daviet ka ftuar pozitën dhe opozitën që të bisedojnë për tejkalimin e situatës.

“Ne me gjithë kolegët jemi të angazhuar dhe mesazhi ynë është që puna në Kuvend të fillojë dhe opozita të mos e pengojë atë por të ulen dhe të bisedojnë për problemet që kanë pasiqë hduna është e papranueshme dhe nuk ofron zgjidhje”, ka thënë ajo.

Ajo ka lavdëruar iniciativën e presidents Jahjaga për të gjetur zgjidhje duke ulur në tavolinë poiztën dhe opozitën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadorja-daviet-puna-ne-kuvend-duhet-te-filloje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala