Ambasadori serb: Serbia nuk do t’i bashkohet NATO-s

Autori:Gazeta Fjala

Serbia nuk është e interesuar për t’iu bashkuar NATO-s apo për të mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, me gjithë ambiciet e Qeverisë serbe për t’u anëtarësuar në BE, ka thënë ambasadori i Serbisë në Moskë, Sllavenko Terziq.

“Sa i përket çështjes së anëtarësimit në NATO, Serbia ka proklamuar neutralitetin ushtarak dhe politik dhe, deri më tash, askush nuk e ka ndryshuar këtë qasje. Serbia nuk është duke u përgatitur për t’iu bashkuar NATO-s. Po ashtu, nuk do t’iu bashkohemi kurrë sanksioneve kundër Federatës Ruse”, ka thënë Terziq për gazetarët në Moskë, njofton Radio Europa e Lirë.

Ai ka shtuar se Serbia do t’i ruajë lidhjet e saj me Moskën dhe se synon t’i bashkohet Unionit Ekonomik Euroaziatik, të udhëhequr nga Rusia.

Terziq ka konfirmuar se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, do të vizitojë Moskën më 9 mars.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-serb-serbia-nuk-do-ti-bashkohet-nato-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala