Ambasadori serb në Turqi: Serbia do të kushtëzohet që ta njoh Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori serb në Turqi Danilo Vuçetiq tha se në fund të procesit të negociatave me BE-në, Serbia do të kushtëzohet që ta njoh Kosovën.

Në një intevistë për gazetën turke  “Zaman” në anglisht ai theksoi se  BE-ja dëshiron që Serbia të njohë Kosovën si pjesë të  procesit të anëtarësimit në Bashkimin.

Diplomati serb kishte  ka kritikuar marrëveshjen e Brukselit, dhe ka  përsëritur qëndrimin e Presidentit serb Tomislav Nikolqç, i cili ka thënë se “Brukseli do të na ballafaqojë me njohjen e Kosovës dhe se ne duhet të jemi gati”, përcjellë Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-serb-ne-turqi-serbia-do-te-kushtezohet-qe-ta-njoh-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala