Ambasadori serb në Turqi: BE po na e kushtëzon integrimin me njohjen e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori serb në Ankara Danilo Vuçetiq tha se në fund të procesit të negociatave me BE-në, Serbia do të kushtëzohet që ta njoh Kosovën.

Në një intervistë për njërën nga gazetat më të mëdha turke, “Zaman” në gjuhën angleze, Vuçetiq tha se “BE-ja dëshiron që Serbia të njohë Kosovën si një pjesë e procesit të anëtarësimit në Union”, transmeton lajmi.net.

Vuçetiq, ndër të tjera, ka thënë se kërkesa e BE-së për Serbinë që të nënshkruajë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, nuk mund të interpretohet ndryshe, përveçse “si një përpjekje e BE-së për ta detyruar Serbinë që ta njohë Kosovën”.

Ai gjithashtu tha se Marrëveshja e Brukselit parashikon se “Serbia ta njeh Kosovën pas mbylljes së të gjithë kapitujve të bisedimeve”.

“Qeveria e Serbisë është e qartë, ne kurrë nuk do të njohim shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, gazeta shkruan se Vuçetiq jashtë intervistës i ka thënë gazetarit turk se “zyrtarët e BE-së në biseda private me partnerët nga Serbia u thonë hapur se shteti i tyre nuk mund të bëhet anëtar i BE-së me një problem të hapur, duke iu referuar Kosovës”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-serb-ne-turqi-be-po-na-e-kushtezon-integrimin-me-njohjen-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala