Ambasadori O’Connell: I turpshëm raporti i Kosovës në luftën kundër korrupsionit

Autori:Avdyl Pajaziti

Një hulumtim i Lëvizjes Fol ku qytetarët janë pyetur për tri problemet kryesore, rreth 52.80 për qind e tyre del se problem kryesor e konsiderojnë papunësinë, rreth 39 për qind e tyre mendojnë se korrupsioni është njeri nga problemet kryesore si dhe rreth 34 për qind e qytetarëve mendojnë që performanca e dobët e Qeverisë është një nga problemet kryesore në vend.

Sa i përket pranisë së korrupsionit në institucione, qytetarët mendojnë se ai është më i përhapuri në Qeveri me rreth 40 për qind , 27.90 për qind mendojnë që korrupsioni është më së shumti i shtrirë në partitë politike, kurse 26 për qind mendojnë që korrupsioni është i përfshirë në sistemin gjyqësorë.

Nga hulumtimi del se për shumicën e qytetarëve sjelljet korruptive janë te papranueshme me rreth 78 për qind, raporton lajmi.net.

Rreth 32 për qind e qytetarëve kanë pranuar se kanë dhënë para apo dhurata për të marr shërbime në institucionet publike.

Ndërsa ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se zyrtarë të institucioneve të Kosovës janë deklaruar për luftë kundër korrupsionit, por rezultatet nuk tregojnë progres.

“Rezultatet e raportit janë të turpshme dhe të papranueshme, të cilat pengojnë zhvillimin ekonomik. Qeveria e Britanisë është e interesuar që Kosova të jetë shtet i qëndrueshëm dhe ligjor”, tha ai.

Sipas O’Connell, Kosova nuk ka dëshmuar rezultate konkrete në luftën e dukurive negative.

“Luftimi i korrupsionit duhet të fillojë nga brenda institucioneve. Është e pa tolerueshme përfshirja e zyrtarëve në skandale dhe mos marrja e masave. E ardhmja e Kosovës varet nga sundimi i ligjit”, tha O’Connell./ lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-oconnell-i-turpshem-raporti-i-kosoves-ne-luften-kunder-korrupsionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala