Ambasadori Markusz: Gjykata Speciale e domosdoshme për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe ambasadori i Hungarisë në Kosovës Laslos Markusz ka qëndrimin e njëjtë me diplomatët tjerë të bashkimit Evropian sa i përket Gjykatës Speciale.

Markusz tha sot se themelimi i Gjykatës Speciale për Kosovën është e domosdoshme dhe kjo është në interes të qytetarëve të Kosovës.

Markusz komentet në lidhje me Gjykatën Speciale i dha në një ligjëratë që ka mbajtur sot në Kolegjin AAB.

Ai tha se e ka të njëjtin qëndrim me shtetet e Bashkimit Evropian sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale në Kosovë.

Sipas tij, edhe vendet e ish Jugosllavisë, kanë te formuara gjykata të tilla të cilat i trajtojnë krimet e luftës.

Ambasadori hungarez në këtë ligjëratë ka mohuar se qytetarët kosovar, janë keqtrajtuar në kampet e refugjatëve në Hungari.

Markusz ka folur ndër të tjera edhe për politiken e jashtme të Hungarisë, dhe për natyrën e kombit hungarez, si komb multi-etnik dhe multi-fetar.

Ndryshe Hungaria, është njëra nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-markusz-gjykata-speciale-e-domosdoshme-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala