Ambasadori Lu: Shqiptarët nuk i besojnë sistemit të drejtësisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka përfunduar misioni 5-vjeçar i projektit “Just” nga USAID, projekt që ofroi 10 milionë dollarë në ndihmë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

I pranishëm në ceremoninë e përfundimit të këtij misioni, ambasadori amerikan Donald Lu theksoi se “shqiptarët nuk i besojnë sistemit të drejtësisë”.

“Shqipëria ka rrugë të gjatë për të pastruar sistemin e drejtësisë, por falë projektit “Just”, në Shqipëri tani regjistrohen 80% të seancave gjyqësore”, tha Lu.

Ambasadori Lu shtoi se “projekti “Just” kontribuoi për të sjellë më shumë transparencë në drejtësinë shqiptare”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-lu-shqiptaret-nuk-i-besojne-sistemit-te-drejtesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala