Ambasadori Lu: Mos votoni për kriminelët me Mercedesa të zinj

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk ka status në FB që është shpërndarë më shumë se ky këto orët e fundit. Bëhet fjalë për një status të publikuar nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Lu është angazhuar në një betejë të fortë ndaj kandidatëve të inkriminuar dhe fjalia e tij se ata e duan votën për Mercedezët e zinj dhe rezidencat e tyre skandaloze, është bërë hit në internet.

Por, çfarë shkruan në mesazhin e fundit Lu?

“Vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime, përbën një poshtërim të popullit shqiptar. Nëse do të zgjidhen, ata do të pretendojnë se ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar Mercedezët e zinj luksozë, vilat anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze. Shqipëria meriton më shumë. Tani, u takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë, që përbëjnë tallje për sistemin politik të Shqipërisë,” shkruan ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-lu-mos-votoni-per-kriminelet-me-mercedesa-te-zinj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala