Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë kërkon që të ulen gjakrat

Autori:Avdyl Pajaziti

Greg Delawie, ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë ka bërë një reagim ndaj granatës së dorës që ishte vendosur në shtëpinë e kryetarit të Leposaviqit Dragan Jabllanoviq.

Ai ka reaguar edhe ndaj ngjarjeve të mbrëmshme në kryeqytet.

“Koktejet e molotovit dhe granatat nuk kanë vend në Kosovë. As në Prishtinë as në Leposaviq. Sundimi i ligjit është e vetmja rrugë në integrimet euroatlantike”, ka shkruar Delawie në rrjetin social Twitter.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-i-shba-ve-ne-kosove-kerkon-qe-te-ulen-gjakrat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala