Ambasadori hungarez mbështet vizat për Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka takuar sot ambasdorin e Hungarisë në Kosovë Laslos Markusz.

Kadaj- Bujupi ka theksuar se gjatë takimit me ambasdaorin Markusz kanë biseduar lidhur me marrëdhëniet midis dy vendeve, me theks të veçantë në sferën e zhvillimit ekonomik dhe nevojën për t’i intensifikuar këto marrëdhënie.

Ajo shoti se ambasadori Markusz shprehu gatishmërinë e tij për mbështetje në këtë dhe në shumë sfera të tjera, si për integrimin e vendit tonë në familjen evropiane dhe mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-hungarez-mbeshtet-vizat-per-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala