Ambasadori hungarez flet për rritje të investimeve nga Hungaria

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se midis Kosovës dhe Hungarisë ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira, por u shtrua nevoja që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik
Veseli vlerësoi lart mbështetjen e deritashme të Hungarisë për Kosovën në shumë fusha, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht në procesin e integrimeve euro-atlantike.
E Ambasadori hungarez i konfirmoi Veselit përkushtimin e tij dhe të qeverisë që ai përfaqëson, për të vazhduar mbështetjen për Kosovën, veçanërisht në kuadër të Bashkimit Evropian.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se midis Kosovës dhe Hungarisë ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira, por u shtrua nevoja që bashkëpunimi ekonomik të intensifikohet.
Në kuadër të kësaj, u shtruan mundësitë për rritjen e investimeve hungareze në vendin tonë.