Ambasadori holandez u thotë politikanëve mos u përzini në drejtësi

“Në një sistem ku funksionon sundimi i ligjit, tri pushtetet e ndara nuk guxojnë ta kritikojnë njëra tjetrën. Veçmas gjyqësorin”, ka shkruar ai në llogarinë e tij Twitter ambasadori, transmeton Express.
Ambasadori Bosch po ashtu ka shkruar edhe për shtyrjen e seancës për krijimin e Gjykatës Speciale duke treguar se është shtyrë për shkak të amendamenteve që kanë ardhur në minutën e fundit.