Ambasadori holandez flet për Specialen

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch i cili ka qenë më i zhurmshmi rreth rrjedhës së seancës së 26 qershorit të Kuvendit të Kosovës të 26 qershorit ku dështoi votimi i amandamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale sot është shfaqur më ndryshe.

Ai duke folur për këtë çështje ka theksuar se pritet të shihet se çka do të ndodh në këtë seancë.

Ndryshe, diplomati holandez pasi e kishte lëshuar seancën e shkuar ku ishin hedhur në votim amandamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale pati kërkuar dorëheqjen e kryetares së Komisionit për Legjislacion Albulena Haxhiu.

Ai pati deklaruar për Klan Kosovën se Haxhiu nuk e kishte kryer detyrën e saj duke refuzuar të lexojë qëndrimin e Komisionit Parlamentar rreth krijimit të Gjykatës Speciale, njofton Klan Kosova.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-holandez-flet-per-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala