Ambasadori gjerman: Kosovën e duam në organizata ndërkombëtare

Autori:Gazeta Fjala

Ambasadori gjerman në Serbi Axel Dittmann në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit ka shfaqur optimizmin se Serbia sivjet do të hapë kapitujt e parë negociues me Bashkimin Evropian

Lidhur me konstatimin se në opinionin serb ekziston qëndrimi se Gjermania është vendi që më së shumti ka bërë presion ndaj Serbisë që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe se ky normalizimi është esencial për anëtarësim në BE, ai ka thënë se Gjermania është e përkushtuar për anëtarësim të Serbisë në BE.

“Për këtë jemi krejtësisht të përkushtuar dhe për këtë përpiqem në bisedat me partnerët tanë në BE . Në BE bashkërisht jemi pajtuar për kornizën negociuese në të vilën janë definuar fushat me prioritetet që janë të rëndësishme që të zgjidhen në fillim të negociatave për anëtarësim. Njëri nga ato është normalizimi me Kosovën”, ka thënë Dittmann.

Ambasadori gjerman mendon, transmeton Koha.net, se është me shumë rëndësi që të arrihet përparim thelbësor në negociata me Kosovën sepse kjo do të mundësojë hapjen e kapitullit 35 në procesin e anëtarësimit.

“Ky është pozicion i përbashkët i BE-së. Çështja tjetër e rëndësishme është përparimi në sundimin e ligjit që është parakusht për hapjen e kapitujve 23 dhe 24. Jam optimist se sivjet do të hapen kapitujt e parë”, ka thënë Dittmann.

Në pyetjen nëse Gjermania do të bëjë kërkesë për pranimin e Kosovës në UNESCO, Dittmann është përgjigjur:
“Nuk dëshiroj të flas për çështjet procedurale. Është mirë e njohur se Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe besojmë se është mirë dhe e drejtë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare nëse për këtë i përmbush kushtet”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-gjerman-kosoven-e-duam-ne-organizata-nderkombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala