Ambasadori Delawie ofron mbështetjen për ekonominë e Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë Greg Delawie, premton mbështetje të vazhdueshme nga SHBA për zhvillimin ekonomik në Kosovë, transmeton Gazeta Fjala.

Në vazhdën e takimeve me institucionet në Kosovë që nga arritja e tij në Prishtinë, ambasadori Greg Delawie të enjten është takuar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci.

Ambasadori Delawie ka vlerësuar faktin që qeveria ka vënë prioritet të lartë zhvillimin ekonomik- “me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, tha ambasadori amerikanë gjatë këtij takimi.

Kurse ministri Stavileci e njoftoi me prioritetet e kësaj ministrie duke theksuar se zhvillimi i sektorit të energjisë dhe teknologjisë së informacionit janë bazë e këtij zhvillimi./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-delawie-ofron-mbeshtetjen-per-ekonomine-e-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala