Ambasadori britanik: Jam i tmerruar nga skenat në Kuvend

Autori:Zekirja Shabani

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se është i shqetësuar për shkak të përdorimit të dhunës në Kuvend.

Ja cfarë shkruan ai:

Unë jam i tmerruar me skenat e sotme në Kuvend. Kjo ishte dhunë. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Unë iu kam shmangur komentimit të bllokadës së vazhdueshme politike në Kuvend, sepse besoj se populli i Kosovës – të cilët luftuan me vite për të ndërtuar diçka të veçantë në Kosovë, mund dhe duhet patjetër të marrë përgjegjësinë për fatin e vet politik.

Por, ngjarjet e ditës së sotme shkojnë përtej çdo standardi të demokracisë. Unë nuk mund të besoj se populli i Kosovës ka dëshiruar diçka të tillë kur kundërshtonin shtypjen, apo kur ata punonin me bashkësinë ndërkombëtare për të ndërtuar një Kosovë të re. Jam i shqetësuar nga përdorimi i dhunës, veçanërisht brenda Kuvendit.

Kosova përballet me shumë sfida. Është në interesin tonë të përbashkët, Britanisë dhe Kosovës, për t’i adresuar këto sfida. Por a ndihmojnë këto veprime në përmirësimin e sektorit të drejtësisë? A merren ato me problemin shumë real të korrupsionit dhe shpërdorimit të institucioneve shtetërore? A ndihmojnë ato për të tërhequr investitorë dhe për të krijuar vende pune? A e ndihmojnë Kosovën të fitojë njohje ndërkombëtare? Unë mendoj se jo. Kështu që, unë ju bëjë thirrje partive opozitare që të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë institucionet për krijimin e të cilave ato vet u sakrifikuan.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-britanik-jam-i-tmerruar-nga-skenat-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala