Ambasadori britanik: BE s’do të lejojë devijimet në Asociacion

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Conell ka folur për temën më të nxehtë politike të ditëve të fundit. Ai në një intervistë për gazetën Koha Ditore, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nuk e cenon rendin kushtetues të Kosovës.

O’Conell, ka thënë se për integrimin e serbëve brenda sistemit politik të Kosovës do të kujdeset edhe Bashkimi Evropian, duke dashur të ua bëjë të ditur të gjithë skeptikëve, se me asociacionin nuk po krijohet ndarje por integrim të asaj pjese të Kosovës, e cila për më shumë se 15 vite ka qëndruar jashtë sistemit politiko-juridik të Kosovës.

Duke komentuar kërkesën e “Vetëvendosjes” që Mustafa ta tërheqë nënshkrimin nga Marrëveshja për Asociacionin, O’Connell ka thënë se kjo nuk mund të ndodhë.

Në pjesën e parë të intervistës O’Connell ka theksuar rëndësinë që liderët e Kosovës të marrin vetë përgjegjësinë për proceset e rëndësishme. Por ka paralajmëruar se me marrjen e përgjegjësive Kosova po ashtu duhet t’i bartë pasojat që mund të vijnë si rezultat i këtyre vendimeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-britanik-be-sdo-te-lejoje-devijimet-ne-asociacion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala