Ambasadori anglez: Kosova dështoi

Autori:Zekirja Shabani

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, ka thënë se Kosova ka dështuar t’i dëshmojë botës së është e gatshme t’i zbatojë obligimet e saj ndërkombëtare.

“Ky ka qenë një rast i Kosovës që ta dëshmojë gatishmëri për t’i zbatuar obligimet e saj ndërkombëtare e që fatkeqësisht dështimi ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Kosovës”, ka thënë O’Connell.

Ndryshe, shtatë deputetët e PDK-së kanë bërë që Kuvendi i Kosovës të mos i kalojë amendamentet kushtetuese që do t’i hapnin rrugën Gjykatës Speciale.

Për miratimin e këtyre amendamenteve ishin të nevojshme 80 vota të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mirëpo ato morën përkrahjen e vetëm 75 deputetëve, meqë 7 deputetë të PDK-së votuan kundër e 2 të tjerë abstenuan, kurse deputetët e opozitës e bojkotuan votimin. /Zëri/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-anglez-kosova-deshtoi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala