Ambasadori amerikan takim urgjent me Mustafën dhe Thaçin (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori amerikan, Greg Delawie shihet derisa del nga Qeveria e Kosovës. Besohet se Delaëie ka pasur një takim me kryeministrin Isa Mustafa dhe zv/kryeministrin Hashim Thaçi pas ngjarjeve të dhunshme në Kuvend dhe jashtë tij, raporton Indeksonline.

Të kujtojmë se ambasadori amerikan në Kosovë gjatë një prononcimi për mediat, kërkuar që të ndalet dhuna brenda dhe jashtë Kuvendit.

Ai ka thënë se duhet të vendoset se a jemi për një Kosovë demokratike apo jo.

“Dhuna duhet të ndalet dhe duhet të vendoset a jeni për një Kosovë demokratike. Duhet të kuptoni që përfaqësuesit e popullit zgjidhen në kuti votimi dhe jo me armë”, ka theksuar ai, duke shtuar se është me deputetët, policinë dhe stafin e Kuvendit.

Ai po ashtu ka thënë se Amerika ka punuar tash e 16 vjet për Kosovën dhe e ka konsideruar si të papranueshme sjelljen e opozitës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-amerikan-takim-urgjent-me-mustafen-dhe-thacin-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala